Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Fitim Zekthi
Oliver Cromwell, lordi protektor i Anglisë në mesin e shekullit të 17-të, teksa shpërndau Parlamentin, për shkak të korrupsionit të thellë që e kishte kapluar, iu drejtua deputetëve duke u thënë: “Ju e keni çnderuar këtë vend me përbuzjen tuaj ndaj çdo virtuti …A ka mbetur te ju ndonjë virtut i vetëm? A ka ndonjë ves që ju nuk e keni? Ju… nuk keni fe më shumë se sa kali im. Paraja është Zoti juaj. Cili nga ju nuk e ka shkëmbyer ndërgjegjen e tij me ryshfet? A gjendet mes jush ndonjë që kujdeset sadopak për këtë vend dhe njerëzit e tij, ju e keni kthyer këtë vend të shenjtë në një stallë derrash...?
Qeveria shqiptare, kryeministri, ministrat, njerëzit kryesorë që drejtojnë Partinë Socialiste, me mënyrën se si po sillen me çështjen e ministrit Xhafa, me mbrojtjen e verbër që i bënë atij duke mospranuar asnjë përgjegjësi morale dhe ligjore, duke iu hakërryer opozitës, duke deklarurar se videoja është e falsifikuar etj., e bëjnë fjalimin që ka mbajtur Cromëell në parlamentin anglez të duket si i mbajtur enkas për ta. Në fakt, shumica parlamentare e PS-së dhe qeveria, në mbledhjen e grupit, u soll si një grup njerëzish mes të cilëve nuk ka mbetur më asnjë virtut, u soll si një entitet që ka për zot vetëm paranë, që çdo grimë ndërgjegjeje e kanë shkëmbyer me ryshfet dhe korrupsion.
Është e paimagjinueshme të mbrohet një ministër i Brendshëm vëllai i të cilit shkon në burg vetë, i dënuar (për çfarë?) për trafik droge dhe organizatë kriminale, pasi iu shmang për vite me radhë. Është e paimagjinueshme të mbrohet një ministër i Brendshëm kur vëllai dyshohet se u mbrojt nga ai, se kryente deri vonë aktivitet kriminal dhe se shkoi në burg nga lufta e opozitës. Edhe sikur i vëllai të jetë dënuar me pa të drejtë, edhe sikur të jetë njeriu më i drejtë në botë, edhe ministri të jetë shqiptari më i vendosur për drejtësi, ai nuk mund të mbrohet kurrë duke qëndruar ministër.
Është folur shumë këto ditë për thyerjet e pazakonta që bëri kryeministri duke deklaruar si prokuror dhe si gjykatës se videoja është e falsifikuar, se mafia po sulmon ministrin Xhafa, se ata që nisën këtë sulm ndaj tij do të përgjigjen etj. Kjo është dëshmi e krizës së thellë në të cilën është qeveria shqiptare. Kjo qeveri nuk do të dalë kurrë më nga kjo krizë sa të jetë në këmbë. Ajo nuk do të dalë kurrë, sepse kjo krizë nuk është shkaktuar nga Fatmir Xhafa, as nga Saimir Tahiri dhe as nga shumë deputetë të dyshuar si të lidhur me krimin, apo të lidhur me krimin, që janë në Parlament, apo që e kanë lënë mandatin për shkak të ligjit të dekriminalizimit. Kjo krizë është shkaktuar nga kryetari i PS, Edi Rama (dhe drejtuesit e lartë të PS-së, mes tyre edhe Xhafa e Tahiri), i cili kohë më parë ka vendosur të bëjë një pakt me djallin.
Kohë më parë ai vendosi të fitojë zgjedhjet duke grumbulluar çdo “qelbësirë”, duke thirrur në grupin parlamentar dhe në skuadrën e Rilindjes, siç thoshte, njerëz që vinin nga bota e trafikut apo e krimit. Ky është pakti që Rama ka bërë me djallin dhe është ky pakt që qeveris vendin. Ky pakt po bën atë spektakël të turpshëm me mbrojtjen ndaj ministrit të Brendshëm, ky pakt e ka kthyer qeverinë dhe grupin parlamentar të PS-së në një grup të denjë për fjalimin e Cromwell-it. Një pakt me djallin nënkupton shitjen e shpirtit djallit dhe marrëveshje me Vdekjen. Ky pakt iu jep njerëzve mundësinë të kenë gjithçka duan menjëherë. Një ditë vjen djalli dhe kërkon të korrë gjënë që ka mbjellë.
Ai ka ardhur dhe po e korr atë që ka mbjellë.
Jeffrey Satinover, profesor në Harvard, e përshkruan këtë pakt dhe pasojat e tij me anë të një parabole të jashtëzakonshme. Ai tregon për një zog që fluturon mbi një qytet dhe dëgjon një tregtar që thërret: krimba për pupla. Zogu afrohet dhe sheh në tezgën e tregtarit krimba të mrekullueshëm, që rrezellijnë, të shëndetshëm, shumë të ndryshëm nga ata që zogu mezi i gërmonte duke u munduar pranë një lumi. Tregtari thotë: dy krimba një pupël. Zogu, kur sheh që ka shumë e shumë pupla, dhe kur sheh krimbat që e joshin pafund, shkul shpejt një pupël dhe merr dy krimbat. Shija ishte e jashtëzakonshme. Zogu erdhi përsëri të nesërmen. Erdhi përsëri ditë pas dite. Një ditë kur zogu mori krimbat dhe u përpoq të fluturojë ai u plandos në tokë. Ishte shëndoshur shumë dhe nuk kishte më pupla. Tregtari e mori zogun dhe e futi në kafaz pavarësisht ngashërimit dhe lutjeve të zogut.
Tregtari, në fakt, ishte djalli dhe zogu heshturazi kishte bërë një pakt me të. Këtë pakt ka bërë edhe kryeministri Rama dhe shumë drejtues të tjerë të qeverisë dhe të PS-së. Ky pakt çoi në mbjelljen e Shqipërisë me hashash. Ky pakt çoi në konçesione miliona euro, konçesione që vetëm kanë rritur borxhin dhe barrën mbi shqiptarët, por nuk kanë rregulluar as shëndetësinë dhe as infrastrukturën. Ky pakt sulmoi për katër vite opozitën si penguese të “reformës në drejtësi” si penguese të integrimit, si opozitë që nuk denoncon kot…. Ky pakt nuk pranonte trafikun e drogës me avionë, ky pakt e bëri kryeministrin të mbronte me tërsëllimë kryetarë bashkish dhe deputetë të akuzuar për lidhje me krimin. Ky pakt nuk lejoi arrestimin e ish ministrit Tahiri, ky pakt po mbron të pambrojtshmen, ministrin Xhafa.
Është e gjitha e kotë. Sot, Rama është i shëndoshur dhe pa pupla. Sot, tregtari që e joshi me krimba rrezellitës dhe të shëndetshëm, duke i marrë puplat, tregtari që e solli në pushtet, që bleu votat, mbolli Shqipërinë me hashash, emëroi në Polici dhe zyra të larta të shtetit njerëz në shërbim të tij, mori konçesionet, trafikoi drogë etj, sot ai tregtar e ka futur ose do ta fusë në kafaz Ramën.
Këtu nuk ka ndodhur asgjë rastësisht ose pa dashje. Është e sigurt se Rama dhe PS do t’i shkojnë deri në fund këtij pakti sepse nuk mund të dalësh dot nga ai pakt. Kur zogu e pa veten të shëndoshë dhe pa pupla, nisi të qajë dhe t’i lutet tregtarit t’i kthejë puplat, ai iu përgjigj: unë thashë krimba për pupla dhe jo pupla për krimba.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38