Flash News

KRYESORE

“Rama ka nevojë për aftësitë e Tony Blair për të negociuar dy krizat e mëdha”

“Rama ka nevojë për aftësitë e Tony Blair për

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median “Politico.eu”, ku ka folur për rrezikun e destabilitetit të Ballkanit, nëse rajoni lihet jashtë vëmendjes së Bashkimit Europian.

Rama ka paralajmëruar kaos për Europën nëse çmendet Ballkani, dhe në një situatë të tillë, kthimi në normalitet do të ishte shumë i vështirë. Ndonëse luftën nuk e konsideroi si “skenarin e parë”, kryeministri i Shqipërisë tha se zbutja e tensioneve varet shumë në duart e BE dhe SHBA.

Ai është përgjigjur edhe për idenë e bashkimit të Shqipërisë me Kosovën, për të cilën tha se do të ishte një lëvizje nëse BE i mbyll derën Ballkanit.

Por, “Politico.eu” nuk komenton vetëm situatën në rajon, ajo i kushton vëmendje edhe krizës politike në Shqipëri. Media e njohur shkruan se Rama po përballet me një protestë të opozitës, e cila thekson se me këtë qeveri nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Gjithashtu, tensionet me partnerin e vogël në koalicion, LSI-në, janë duke u rritur, shkruan “Politico”.

“Me deputetët e opozitës dhe mbështetësit e tyre të vendosur në çadër jashtë zyrës , dhe me problemet gjithnjë e në rritje me partnerin e vogël në koalicion, Ramës do i duhen aftësitë politike të heroit të tij, Tony Blair, të negociojë në muajt që vijnë”, shkruan Politico.eu.

Të fundit