Flash News

KRYESORE

Rama ‘kërcënon’ PD-LSI me opozitën në Parlament: Reformën Zgjedhore e miratojmë brenda këtij viti, nuk presim më

Rama ‘kërcënon’ PD-LSI me opozitën në Parlament:

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar pas mbledhjes së Kryesisë së PS se Reforma Zgjedhore, si një ndër kushtet për integrimin në BE, do të të votohet brenda këtij viti.

I pyetur nga gazetarët nëse reforma do të votohet pa opozitën jashtë parlamentare, Rama tha se ekziston një vend bosh në komisionin e posaçëm për ta, dhe nëse nuk do të ulen nuk do të presë më.

Sipas Ramës, reforma do të bëhet me të gjithë ata që duan të marrin pjesë në proces dhe do të votohet sic përcaktohet edhe në pikën përkatëse të parlamentit gjerman në parlament.

“Në parlament, në dijeninë time ka një opozitë që është e përfshirë në komisionin e reformës zgjedhore, ku ka edhe një karrige bosh për miqtë tanë të opozitës jashtë parlamentare dhe është në të drejtën e tyre të ulen apo të mos ulen në atë karrige, por ne nuk do presim dhe brenda këtij viti do të miratojmë reformën zgjedhore, sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR. Ne do vijojmë procesin dhe me ata që do të binden do votojmë reformën zgjedhore”, u shpreh kryeministri.

Të fundit