Rama kopjon Berishën, poston mesazhin e ‘udhëtarit dixhital’: Komplimeta për Air Albania

Kryeministri Edi Rama, ka publikuar mesazhin e një qytetari, i cili ka udhëtuar me linjën ‘Air Albania’. Qytetari falenderon kryeministrin për këtë shërbim që i ka bërë Shqipërisë, dhe vlerëson me superlative avionin.

“Te mos flasim per sherbimin ne bord, ku na u servir ushqim i ngrohte, i fresket, teper i shijshem, i servirur bukur ne tabaka. Stjuardesat shume te sjellshme na flisnin shqip, dhe kudo ishte mbishkrimi “Air Albania”, shkruan qytetari anonim.

Nga ana e tij, Rama premton se Air Albania nis fluturimet në disa destinacione europiane.

Publikimi i mesazheve të qytetarëve është një pratikë e suksesshme e ndjekur nga ish-kryeministri Sali Berisha, duke publikuar denoncime të ndryshme.

Statusi i plotë:

I nderuar Z. Kryeminister, une udhetoj ne gjithe boten, por ishte hera e pare qe me rastisi te udhetoj per ne Stamboll me Air Albania. Pasi kisha degjuar statuse negative nga “personazhe” te ndryshem neper rrjetet sociale, isha i pregatitur shpirterisht qe mbase ne bord nuk do na sherbenin as uje.

Por surpriza ime dhe e gjithe familjes time ishte e madhe qe ne momentin qe hipem ne avion, nje Airbus i ri, super komod, me hapesira mes sediljeve, pushuese per kembet, e gjithfare komoditetesh, qe edhe pasagjeret ne klasen ekonomike te udhetonin sa me mire!

Te mos flasim per sherbimin ne bord, ku na u servir ushqim i ngrohte, i fresket, teper i shijshem, i servirur bukur ne tabaka. Stjuardesat shume te sjellshme na flisnin shqip, dhe kudo ishte mbishkrimi “Air Albania”!

U ndjeme shume krenare per kete gje ne dukje te parendesishme, por qe i shton vlere vendit tone te vogel e na ben te ndihemi mire fakti qe edhe nje udhetar i huaj mund te shijoje nje udhetim komod (madje shume me komod se ne shume linja me emer te madh boteror), – ne nje avion shqiptar e te thote: “Bravo Shqiperia!”. E per fat me ne ne avion ishte duke udhetuar edhe i madhi Mr. Rudy Giuliani, e jam i bindur edhe ai ka mbetur i impresionuar nga udhetimi me linjen ajrore shqiptare!

Komplimente Z. Kryeminister, pasi kjo ishte iniciativa juaj dhe e di qe ky opinion i sinqerte do t’ju beje te ndiheni mire edhe ju! Ju urojme pune te mbare dhe sa me shume suksese te tilla! Me respekt, Badush Kajtazi, Xhoana Milloshi dhe Glauk.

(së shpejti AIR🦅ALBANIA nis fluturimet në destinacionet europiane🛩)