Flash News

KRYESORE

Rama reagon për ‘idiotët’: Kalova bukur me shefat e “Bild”, prandaj tërhoqa akuzat

Rama reagon për ‘idiotët’: Kalova bukur me shefat e

Kryeministri Rama sqaroi për herë të parë arsyen pse tërhoqi akuzat për shpifje ndaj gazetës gjermane “Bild”. Sipas Ramës, ai pati një takim me shefat e gazetës gjermane, me të cilët kaloi shumë bukur, ndaj nuk pati arsye për të vazhduar gjyqin. Ky reagim i Ramës erdhi pas akuzave të nënkryetarit të PD Edi Paloka që tha se “zbythja e Ramës vërtetoi akuzat për blerjen e votave”.

“Në greqishten e vjetër idiot quhej personi që s'duhet të merrej me çështje të interesit publik, po vetëm me punët e veta. Fatkeqësisht më kanë qëlluar kundërshtarë disa që politikën e kanë si nevojë personale dhe jashtënxjerrin papushim në publik idiotësinë e tyre!

Por paçka se fatmirësisht ky popull ua njeh erën prej kohësh dhe as u afrohet më, sqarimet duhen bërë për popullin jo për ta! U njoha me shefat editorialistë të BILD gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih dhe kaluam aq bukur sa nuk pata më motiv për ta vazhduar gjyqin. Njerëzore”, thotë Rama.

Por pas këtij reagimi erdhi dhe kundërpërgjigja e ish-deputeti demokrat Edi Paloka, që publikoi një video, ku Kryeministri Rama njoftonte gjithashtu se padia do të vazhdonte. “Ja dhe prova e të gjithë idiotësisë politike dhe njerëzore që personifikohen tek kryeministri i këtij vendi. Paska njohur shefat e “Bildi”-it dhe “për shoqni” qenka tërhequr nga gjyqi…! “Njerëzore”- shkruan ai njerëzori. Po me sa duket ata (shefat e Bildit) nuk kan të njëjtin koncepti si kryeministrin ynë për “shoqninë” e nuk janë aq “njerëzorë”… Ata nuk janë tërhequr nga akuzat dhe denoncimet, përkundrazi…”, shkruan Paoloka.

https://www.facebook.com/100008639860309/posts/2391651481132824/?sfnsn=mo&d=n&vh=i

https://politiko.al/zbythja-e-rames-para-bild-kapitullim-i-tij-publik-zgjedhjet-ne-shqiperi-blihen-nga-rilindja/

https://politiko.al/terheqja-e-rames-ndaj-padise-per-bild-flet-peter-tiede-do-te-doja-te-perballesha-kam-regjistrime-video/

Të fundit