Flash News

KRYESORE

Rama takon Presidenten e KE, në fokus Konferenca e Donatorëve

Rama takon Presidenten e KE, në fokus Konferenca e Donatorëve

Kryeministri i vendit Edi Rama udhëtoi sot drejt Brukselit për të të takuar organizatoren e Konferencës së Donatorëve, Presidenten e KE Ursula von der Leyen si dhe me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg në cilësinë e kryetarit të OSBE.

Takimi zhvillohet në prag të Konferencës së Donatorëve që do të mbahet më 17 shkurt në Bruksel.

Pas pak në një darkë pune me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen. Përgatitjet për Konferencën e Donatorëve, që do të mbahet në 17 shkurt nën kujdesin e Presidentes von der Leyen”, shkruan Rama në një postim në Facebook, ku pasqyron edhe takimin përmes një videoje.

Ishte Ursula Von Der Leyen që njoftoi për datën e zhvillimit të Konferencës së Donatorëve, që do të mbahet për të ndihmuar Shqipërinë në procesin e rimëkëmbjes nga tërmeti.

Në fjalën e saj Der Leyen u shpeh se BE do përpiqet të ndihmojë Shqipërinë në fazën e rindërtimit dhe shtoi se muajt e ardhshëm janë të rëndësishëm për Ballkanin Perëndimor.

Duke cekur edhe çështjen e negociatave, Presidentja e KE tha se do të punohet fort që Shqipërisë dhe Maqedonisë t’i krijohet një rrugë.

Të fundit