Flash News

KRYESORE

Raporti mbi klimën e biznesit në Shqipëri, Xhepa: Problematikat e publikuara nuk kanë marrë vëmendjen e autoriteteve shtetërore

Raporti mbi klimën e biznesit në Shqipëri, Xhepa: Problematikat e

Ekspertët e shohin me shqetësim raportin e Dhomës Amerikane të Tregtisë për klimën e biznesit në Shqipëri.

Selami Xhepa në një intervistë për ''Ora Neës'' tha se problematikat mbeten jashtë vëmendjes së qeverisë.

''Këto janë probleme që prej kohësh vazhdojnë të jenë prezente dhe që fatkeqësisht asnjëherë nuk ka marrë vëmendjen e duhur të autoriteteve shtetërore. Kjo e bën problemin vërtet shqetësues.''

Sipas tij monopolet dhe korrupsioni në rritje janë faktorë që duhet riparë nga qeveria.

''Kjo do të thotë që institucionet e shtetit duhet të veprojnë. Autoriteti i Konkurencës apo në qoftë se duhet edhe ndryshimet e nevojshme ligjore duhet të ndërmerren. Në qoftë se çështja e korruspionit është një çështje apo një gangrenë e përhershme e sistemit, nuk duhet se ka një veprim qeveritar që të adresojë në mënyrë specifike këto lloj shqetësimesh. Ruajtja e konflikualitetit politik, pavarësisht nga fakti që qeveria ia atribuon këtë opozitës, por opozitat nuk quhen kurrë fajtore. Fakti që ne nuk kemi asnjë progres në  këto dimensione fondamentale të klimës së biznesit, kjo e bën fenomenin realisht shqetësues", tha Xhepa.

Lexoni edhe:

https://politiko.al/klima-e-biznesit-yuri-kim-shqiptaret-te-lodhur-nga-politika-duan-rezultate-e-jo-lojera-faji-mes-palesh-jace-renia-me-e-madhe-ne-8-vite/

Të fundit