Flash News
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Refuzimi i Shkupit dhe Tiranës, media franceze: ‘Nga gabimi historik i BE’ mund të përfitojnë Turqia, Kina dhe Rusia
E përditshmja franceze ‘La-Croix’ ka analizuar veton që i dha presidenti Emanuel Macron për nisjen e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në samitin e 17-18 tetorit në Bruksel.
Në artikull, përmenden përfaqësuesit e lartë të Bashkimit Evropian, të cilët e cilësuan një vendim zhgënjyes refuzimin dhe mospasjen e një unanimiteti mes 28 liderëve të BE për dy vendet e Ballkanit.
Përkrahësit e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut deklaruan se premtimet nuk u mbajtën karshi dy vendeve, teksa i referohen Donald Tusk, Presidenti i Këshillit Evropian kur tha se “shumica dërrmuese e Shteteve Anëtare ishin në favor, apo Jean-Claude Juncker, presidenti i Komisionit Evropian, i cili ishte edhe më i ashpër pasi e cilësoi vendimin "një gabimi të rëndë historik".
Por nga ana tjetër, ‘ky gabim’ sipas gazetës, ashtu si edhe në analizat e mëparshme rrezikon që t’i shtyjë të dyja vendet aspirante në krahët e Turqisë, Kinës dhe Rusisë, të cilët tashmë janë shumë aktivë në këtë pjesë të Ballkanit.
Më herët, edhe ‘Financial Times’ shkruante se Ballkani përbën një rajon me interes të veçantë për trazira nga ana e Rusisë, Turqisë dhe Kinës, duke marrë si shembull rastet e përfshirjes së Rusisë në zgjedhjet e Malit të Zi, financimin e islamit politik në rajon nga Turqia dhe zgjerimin e influencës së ekonomisë së Kinës.
Kjo çështje do të diskutohet përsëri në pranverën e vitit 2020 në Samitin e ardhshëm BE-Ballkan në Zagreb.