Flash News

KRYESORE

Renato Mekolli: Kemi qenë shumë të varfër, kur isha 7 vjeç shisja patatina në rrugë

Renato Mekolli është një prej shefave të kuzhinës më të njohur në Shqipëri dhe ka një restorant të vetin.

Por në fëmijrinë e tij, Renato ka vuajtur shumë për të arritur këtu ku është sot.

Mbrëmjen e djeshme ai ka qenë i ftuar në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”, ku ka folur për vështirësitë me të cilat u përball pasi familja e tij emigroi për në Greqi.

“Kam filluar të punoj që 12 vjeç sepse doja që të ndihmoja familjen time. Kur isha 7-8 vjeç ishim të varfër, shisja patatinat apo kekët që kishte mami dhe i thërrisja njerëzit për t’i blerë”, është shprehur Renato.

Ai gjithashtu ka shtuar se e ka vuajtur shumë largimin në Athinë.

“Kur mami dhe babi më thanë se do të iknim në Athinë unë kam qarë shumë”, ka thënë ai.

Të fundit