Flash News

KRYESORE

Reshtohen artistët pro shembjes së Trashëgimisë: Letër të hapur krerëve të shtetit

Reshtohen artistët pro shembjes së Trashëgimisë: Letër

65 artistë kanë firmosur pro ndërtimit të një godine të re teatrale, duke i hapur rrugë në këtë mënyrë projektit të qeverisë me kompaninë Fusha sh.pk për ngritjen e kullave në qendër të Tiranës.

Në letrën e drejtuar presidentit Ilir Meta, kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi, ministres Mirela Kumbaro, kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Erion Veliaj, ndër të tjera shkruhet, “Ne artistës shprehim dakordësinë tonë dhe nevojën urgjente për një godinë të re të Teatrit Kombëtar, një godinë e cila t’u shërbejë artistëve dhe mbi të gjitha publikut, i cili edhe pse në kushte tërësisht të papërshtatshme, për asnjë moment nuk e ka braktisur skenën e teatrit”.

Ndër  aktorët që i kanë dërguar letrën drejtuesve të insitucioneve, janë dhe Altin Basha, Alfred Trebicka, Laert Vasili, Zamira Kita dhe Luftar Paja.

Por, dakord me këtë marrëveshje nuk kanë rënë artistët e mëdhenj si Robert Ndrenika, Mirush Kabashi, Robert Budina, Kastriot Çipi, Neritan Liçaj, të cilët nuk kanë hedhur firmën e tyre.

LETËR E HAPUR

Drejtuar: SH.T.Z. Ilir Meta

President i Republikës së Shqipërisë

  1. Gramoz Ruçi

    Kryetar i Parlamentit Shqiptar

SH.T.Z. Edi Rama

Kryeministër i Shqipërisë

Znj. Mirela Kumbaro

Ministre e Kulturës

  1. Erion Veliaj

    Kryetar i Bashkisë Tiranë

Ne artistët nënshkrues të kësaj deklarate, të vëmendshëm dhe të ndjeshëm ndaj debatit aktual rreth vendimmarrjes për godinën e Teatrit Kombëtar, gjithashtu të vetëdijshëm se kjo vendimmarrje do të ketë ndikim shumë të rëndësishëm në jetën kulturore dhe shpirtërore të publikut, dëshirojmë t’i bëjmë me dije të gjithë opinionit publik se:

Shprehim dakordësinë tonë dhe nevojën urgjente për një godinë të re të Teatrit Kombëtar, një godinë e cila t’u shërbejë artistëve dhe mbi të gjitha publikut, i cili edhe pse në kushte tërësisht të papërshtatshme, për asnjë moment nuk e ka braktisur skenën e teatrit.

Ne artistët e skenës, shprehim vullnetin dhe njëkohësisht edhe kërkesën, në funksion edhe të transparencës që i shërben forcimit të besimit në këtë proces, për përfshirjen tonë në mënyrë të domosdoshme në komisionin e negocimit që do të ngrihet për zhvillimin e projektit të ri, me qëllim për të qënë pjesë e vendimmarrjes që ka të bëjë me ngritjen e godinës së re të Teatrit Kombëtar.

Po kështu, shprehim mendimin tonë paraprak, para nisjes së negociatave, se prona që zotëron Teatri Kombëtar, duhet të shfrytëzohet ekskluzivisht për godinën e re të Teatrit Kombëtar, duke mos e cënuar dhe duke mos lejuar tjetërsimin e asnjë pjese të kësaj prone, apo vendosjen e saj në favor të partnerit privat për zhvillimin e pjesës tjetër të projektit.

Teatri është një institucion kombëtar, dhe për këtë arsye ne kërkojmë një proces transparent, që qartëson jo vetëm grupin e artistëve, por edhe të gjithë publikun, në lidhje me procesin e nisjes së ndërtimit, afatin konkret të përfundimit të kësaj godine dhe vënien e saj në funksion të publikut.

I bëjmë thirrje të gjithë faktorit politik që të mos e përdorë çështjen e ndërtimit të godinës së re të Teatrit Kombëtar për qëllime meskine të politikës së ditës. Kjo vendimmarrje ka rëndësi historike dhe kombëtare; impakti i saj shkon përtej palëve dhe aktualitetit politik.

Kërkojmë dhe inkurajojmë të gjitha institucionet vendimmarrëse ekzekutive dhe legjislative t’i japin rëndësinë e duhur me përgjegjësi jo vetëm ligjore, por edhe qytetare kësaj çështjeje. Koha për vendimmarrje në lidhje me këtë çështje tashmë ka ardhur.

Prej momentit kur mendimi i ekspertizës institucionale që ka lidhje me arkitekturën, inxhinierinë e ndërtimit, zjarrfikësit etj, është shprehur në formë të qartë në lidhje me këtë çështje, çdo ditë që kalon është thjesht humbje kohë me debate të cilat mund t’i shërbejnë kujtdo, por jo interesave të publikut dhe Teatrit Kombëtar.

I gjithë ky proces, kërkon një bashkërendim dhe mbi të gjitha besim midis palëve, për të ngritur më në fund një godinë bashkëkohore dhe moderne të Teatrit Kombëtar, në shërbim të artistëve dhe publikut tonë artdashës.

  1. Pirro Mani

    2. Fatos Haxhiraj

    3. Drita Haxhiraj

    4. Artan Imami

    5. Gezim Kame

    6. Viktor Zhusti

    7. Pellumb Kulla

    8. Bashkim Hoxha

    9. Luftar Paja

    10. Haxhi Rama

    11. Eva Alikaj

    12. Josif Papagjoni

    13. Berina Kokona

    14. Spiro Duni

    15. Laert Vasili

    16. Zamira Kita

    17. Sotiraq Bratko

    18. Guri Koҫo

    19. Hervin Ҫuli

    20. Indrit Ҫobani

    21. Genc Shkodrani

    22. Lulzim Zeqja

    23. Armando Bora

    24. Gazmend Paja

    25. Genti Deҫka

    26. Andia Xhunga

    27. Adelina Muҫa

    28. Gent Hazizi

    29. Ardian Cerga

    30. Arben Kumbaro

    31. Kastriot Ҫaushi

    32. Petrit Malaj

    33. Inis Gjoni

    34. Kozeta Bakiu

    35. Flaura Kureta

    36. Elia Zaharia

    37. Laedia Hajdari

    38. Genti Kame

    39. Erion Kame

    40. Mateus Frroku

    41. Kristo Ҫala

    42. Gert Ferra

    43. Bruno Shllaku

    44. Paskualina Gruda

    45. Erion Isai

    46. Monika Lubonja

    47. Paola Kodra

    48. Blerta Belliu

    49. Albano Prodani

    50. Afrim Agalliu

    51. Astrit Mamaj

    52. Ilirjan Ali

    53. Agron Hamo

    54. Lavdimir Abilaliaj

    55. Matilda Avdyli

    56. Agron Jakupi

    57. Drini Shehu

    58. Jorgaq Tushe

    59. Shkëlqim Jaupi

    60. Jaho Guma

    61. Luli Hoxha

    62. Arjola Basho

    63. Josif Sina

    64. Gjergj Mena

    65. Klea Huta

Të fundit