Flash News

E-TJERA

"E qëllova nga frika dhe për nder"/ Zbardhet dëshmia e 41-vjeçarit shqiptar që vrau bashkëatdhetarin në Gjerman

"E qëllova nga frika dhe për nder"/ Zbardhet dëshmia e

Autori i dyshuar i vrasjes së një shqiptari në qendër të qytetit Rüsselsheim është paraqitur përpara Gjykatës Rajonale të Darmstadt, ku ka rrëfyer versionin e tij mbi ngjarjen tragjike.

Në seancën gjyqësore, 41-vjeçari shqiptar pranoi se kishte qëlluar bashkatdhetarin e tij, duke argumentuar se e kishte bërë këtë nga frika dhe për çështje nderi. Ai u arrestua në Suedi një muaj pas krimit dhe aktualisht akuzohet për vrasje.

Sipas aktakuzës, konflikti mes dy shqiptarëve kishte nisur për kontrollin e territoreve të tregtimit të kokainës. Tensionet mes tyre ishin përshkallëzuar, pasi dy muaj para të shtënave, viktima i kishte prerë një pjesë të veshit të të pandehurit. Ky sulm fizik, sipas prokurorisë, ishte parë nga i pandehuri si një fyerje e rëndë ndaj nderit të tij.

Në ditën e krimit, i dyshuari i kishte zënë pritë viktimës përpara një kafeneje dhe e kishte qëlluar. Pamjet nga kamerat e sigurisë të paraqitura në gjykatë tregonin një person të maskuar duke ndjekur dhe qëlluar viktimën. I pandehuri deklaroi se ishte ndjerë i kërcënuar nga viktima, duke theksuar se përpara incidentit i ishte nënshtruar edhe një rrahjeje nga viktima dhe katër bashkëpunëtorët e tij.

Në lidhje me aktivitetin e tij kriminal, 41-vjeçari shpjegoi në gjykatë se tregtia e drogës kishte për qëllim financimin e konsumit të vet personal. Ai theksoi se mëngjesin e ditës së krimit kishte tentuar të bisedonte me 45-vjeçarin, por pas fyerjeve dhe kërcënimeve të tij, vendosi të qëllonte.

“Pasi ai u largua dhe vazhdoi të më shante dhe kërcënonte, unë vazhdova të gjuaja”, deklaroi i akuzuari.

Procesi gjyqësor pritet të vijojë më 6 maj.

Të fundit