Flash News

E-TJERA

Përplasen dy makina në aksin Lezhë-Manati, 5 të plagosur

Përplasen dy makina në aksin Lezhë-Manati, 5 të plagosur

Një aksident i rëndë është shënuar paraditen e sotme në aksin e vjetër Lezhë-Manati. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar plagosjen e pesë personave.


Sipas informacioneve paraprake, një nga të lënduarit ka pësuar fraktura të shumta në trup dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për ndihmë të specializuar mjekësore.


Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Të fundit