Flash News

E-TJERA

Zbulohen 3 plantacione d*oge në Belgjikë, në pranga 5 shqiptarë

Zbulohen 3 plantacione d*oge në Belgjikë,  në pranga 5

Autoritetet belge kanë zbuluar 3 plantacione me marijuana, për të cilat u arrestuan 5 persona me shtetësi shqiptare.

Mësohet se në këto plantacione janë zbuluar rreth 1700 bimë marijuane. Më tej raportohet se bimët u gjetën në Liège dhe Sprimont të Belgjikës.

Pesë kontrolle u kryen të enjten në Liège dhe Sprimont si pjesë e një rasti të prodhimit të drogës i hapur në fund të vitit 2024 nga hetuesit nga zona e policisë lokale Secova.

Tre plantacione aktive u çmontuan, në total rreth 1700 bimë. Pesë persona me origjinë shqiptare u arrestuan” tha zyra e prokurorit të Liege në një deklaratë. Gjithashtu janë sekuestruar tre automjete, rreth 5000 euro, lëndë narkotike dhe materiale ambalazhimi.

Të fundit