Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës

Ndue Ukaj
Shkrimtari Ismail Kadare, në librin “Mëngjese në Kafe Rostand”, ka një tekst me titull “Baroni Groult”, të shkruar në Paris, në vitin 2004, ku flet për vizitën, që ai, së bashku me historianin francez Pierre-Bordeaux Groult i bënë Romës, më saktësisht Vatikanit. Ishte interesimi i francezit, tregon Kadare dhe ngulmimi i tij që të vizitohej Roma e Vatikani, meqë, kombi shqiptar, “pavarësisht nga pluhuri dhe gurët që i kanë rënë mbi krye, është, në mos më europiani midis popujve ballkanas, siç ngul këmbë ai, së paku, ndër më europianët.” Kadare, flamurtari më i madh i identitetit europian të shqiptarëve, duke përshkruar vizitën e tij dhe të historianit francez në Vatikan e Romë, me qëllim të njohjes sa më të përafërt me historinë e këtyre marrëdhënieve, ndër të tjera shkruan: “Pak para orës 11 jemi në Vatikan. Është hera e parë që ndodhem këtu. Kalojmë kontrollet, oborrin e madh të brendshëm, galeritë, që aq herë i kam parë në filma, gjersa gjendemi në zyrën e kardinalit. Groult-i flet fare lirshëm për gjithçka, që tani e njoh fare mirë. Vatikani, beson ai, do të jetë përherë e më i vëmendshëm ndaj Ballkanit. Një pjesë e historisë së Europës po luhet tani atje. Por është një komb mu në qendër të Ballkanit që, për fat të keq, nuk po vlerësohet sa duhet në këto tablo. Vatikani, më mirë se kushdo, e njeh historikisht kombin e shqiptarëve, ndaj edhe ai mund të lozë një rol nismëtar në atë që Groult-i e quan ‘rishikim të faktorit ballkanik’”.
Ky tekst i shkrimtarit Ismail Kadare, m’u përfytyrua porsa lexova kumtin e vdekjes së Papa Françeskut, lidhja e të cilit me kombin shqiptar, ishte e veçantë dhe vulosi diçka të pashlyeshme, pikësëpari me vizitën e tij të parë e të befasishme në Shqipëri, mbasandaj, me aktin sublim të shenjtërimit të Nënës Terezë, në një ceremoni madhështore në sheshin “Shën Pjetër” në Vatikan, për të vazhduar me aktin e njohjes zyrtare të dëshmisë flijuese për Fe dhe Atdhe dhe lumturimin e Imzot Vinçens Prendushit dhe 37 shokëve të tjerë, të vrarë e të ekzekutuar nga Shqipëria komuniste.
Vizita e Papa Françeskut në Shqipëri, përtej një vizite baritore, në mënyrën si erdhi, ishte një vizitë me simbolika të shumta e tejet domethënëse: Papa Françesku vendosi të bënte vizitën e tij të parë në Europë, në Shqipëri, më 21 shtator të vitit 2014, dhe kjo qe një befasi për shumëkënd, ndaj u përcoll me shumë entuziazëm, pëshpërima, fjalë, komente, analiza. Po, sepse nuk ishte vizitë e dosidoshme, dhe si e tillë ruante diçka nga thelbi i asaj që shpjegonte Kadareja, ishte pikërisht ai mesazh i përafrimit, i njohjes, i ripërtëritjes së kujtesës për lidhjet e hershme mes Selisë së Shenjtë dhe kombit të shqiptarëve.
Dhe po aq e rëndësishme sa simbolika e vizitës, e dyta pas Papa Gjon Palit II, ishte mesazhi që përcolli, kur kujtoi martirizimin e kishës shqiptare, dhe la një fjali të paharrueshme, në formë të testamenti, që u mirëprit me galdim prej shqiptarëve.
Po, Papa përmendi shqiponjën, e cila, tha ai duhet “t’ju kujtojë shpresën”, duke vazhduar se “ajo fluturon larg e lart, por nuk e harron folenë, por fluturon lart. Fluturoni lart! Ngjituni lart edhe ju”. Kështu u tha Ati i Shenjtë shqiptarëve të shumtë të pranishëm në meshën e shpresës dhe të galdimit në Tiranë.
Atë ditë shtatori, isha në lumin e madh e të atyre njerëzve nga të gjitha hapësirat shqiptare, isha krejt afër ku kremtohej mesha e shpresës së Papës në Sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë, dhe shihja ngazëllimin e papërshkrueshëm në sytë e njerëzve, një ngazëllim që kishte në vetvete diçka të epërme, një forcë ripërtëritjeje, një enigmë që kërkonte të zbulohej, të zbërthehej, ngjante me ato enigmat e rinjohjes e çmalljes.
Papa po zbulonte diçka. Po hiqte gurët e pluhurin që kishte rënë mbi historinë shqiptare, duke sjellë kështu mesazhin e shpresës e duke përforcuar argumentin që e përmend Kadare, “se Vatikani, më mirë se kushdo, e njeh kombin shqiptarëve.”
Papa, në fillimin e pontifikatit të tij erdhi që të ngushëllonte Shqipërinë e shqiptarët, t’ju jepte shpresë, por edhe të sillte mesazhin e ripërtëritjes, për çka shqiptarët kishin nevojë, pas sfidave të shumta nëpër të cilat kishin kaluar, robëri pas robërie, të shtypur e të sunduar.
Dhe kështu, kjo vizitë, në “tokën e shqiponjave”, ishte një kumt shprese, njëlloj testamenti, për të shënjuar njëkohësisht atë që Papa më vonë do ta afirmonte përgjatë gjithë pontifikatit të tij, vëllazërinë njerëzore, dhe në këtë pikëpamje shqiptarët, ndonëse komb i lënduar, kishin çfarë t’i jepnin botës. Dhe mesazhin e tij, Papa e nënvizoi kështu: “Thonë se Shqipëria është vendi më i ri në Europë, prandaj po ju drejtohem juve. Ju jeni brezi i ri, brezi i ri i Shqipërisë, e ardhmja e atdheut. Mësoni t’i thoni ‘jo’ idhujtarisë së parasë, ‘jo’ lirisë së rreme individualiste, ‘jo’ varësive dhe dhunës; përkundrazi, t’i thoni ‘po’ kulturës së takimit dhe të solidaritetit. Kështu, do të ndërtoni një Shqipëri më të mirë.”
Papa ka treguar shpeshherë se ushqente një admirim për Nënën Terezë, dhe në Tiranë, ndër të tjera, tha edhe: “Nënë Tereza është bijë e madhe e këtyre trojeve. Paqe në shtëpitë tuaja!”
Këto fjalë, bartnin një forcë domethënëse, vinin nga kreu i Kishës Katolike dhe thuheshin në Tiranën e dekoruar me portrete të martirëve shqiptarë, të ekzekutuar prej komunistëve, shumica prej të cilëve ishin klerikë katolikë, atdhetarë, shkrimtarë, gjuhëtarë, etnologë.
Mes një dielli përvëlues, që shoqërohej me shi, si shenjë bereqeti, Papa u drejtohet shqiptarëve:
"Erdha për t’ju inkurajuar që të rritet shpresa brenda dhe mes jush. Uroj që shqiponja që keni në flamurin tuaj, të mbajë gjithmonë shpresën te Zoti që nuk zhgënjen e qëndron pranë në momente të vështira."
Ishte një ngushëllim përlindës, sidomos për faktin se Papa afirmoi vëllazërinë shqiptare si një vlerë të çmuar, bashkëjetesën, si një model për botën, dhe na kujtoi sa të rëndësishme janë armët e paqes, nëse ato i përdorim, dhe sa shkatërruese janë armët e dhunës, kur ato veprojnë, në emër të gjuhës së urrejtjes.
Në mesazhet që dha në takime me autoritetet politike, krerët fetarë, mes tjerash Papa u foli kundër atyre që e përdorin Zotin si mburojë, ndërsa planifikojnë të kryejnë akte dhune. Në këtë aspekt, mesazhi i tij ishte ky: “Të vrasësh në emër të Zotit është sakrilegj i madh!”
Papa në Shqipëri, tha edhe se Shqipëria “dëshmon se bashkëjetesa është e mundur.”
Lidhja e thellë autentike
Krishterimi shqiptar është i hershëm dhe ka një lidhje të thellë e autentike me Selinë e Shenjtë, të provuar që në kohët e hershme apostolike, dëshmi që e gjejmë në tekstet biblike. Këto raporte, dëshmohen edhe me kontributin e tokave arbnore e dardane në organizimin e kishës së hershme, me shenjtërit e hershëm të kishës, mirëpo, këto raporte, për arsye të rrethanave historike, herë pas here kanë pasur ndërprerje, moskomunikim, keqkuptim, meqë, mbi historinë shqiptare, kishin rënë ata gurë e ai pluhur, për çka flet Kadareja.
Dhe ishte Papa Gjon Pali II, ai që vizitoi Shqipërinë e porsadalë prej ferrit komunist, më 25 prill 1993, në një kohë kur kombi i vjetër, i ndarë, i rraskapitur e i varfër, po ripërtërihej. Papa Gjon Pali II, pasi puthi tokën shqiptare, kujtoi lidhjet e hershme të Selisë së Shenjtë me këtë vend, duke përmendur Gjergj Kastriotin, këtë “Athleta Christi”, heroin tonë kombëtar, i cili, sipas këtij pape, ishte “i respektuar nga papët e Romës dhe përjetësisht i gjallë në kujtimin e popullit shqiptar.” Pikërisht këtë fakt, e riktheu në vëmendje Papa Françesku, në 550-vjetorin e vdekjes së Skënderbeut, në vitin 2018, kur priti një grup shqiptarësh që vizitoi Romën dhe u tha atyre se heroi i shqiptarëve “mbrojti me guxim vlerat shpirtërore dhe emrin e krishterë, aq sa të meritonte titullin ‘Athleta Christi.’”
Vizita e Papa Gjon Palit II, në agun e demokracisë në Shqipëri dhe në një kohë kur në Kosovë, po ashtu, kishte filluar lëvizja e madhe për liri, demokraci, pavarësi dhe rikthim në familjen perëndimore, ishte tejet shpresëdhënëse. Në të vërtetë, kjo vizitë, u dha një dimension tjetër lidhjeve të Vatikanit me shqiptarët, ishte si një lloj ritakimi pas një kohe të gjatë të pengesave, mallit, për çka, një kontribut shumë të çmuar dha Ibrahim Rugova, lidhja e të cilit me Papa Gjon Palin II dhe Vatikanin ishte e pazëvendësueshme, ishte speciale në të gjitha dimensionet.
Trashëgimia e paqes, solidaritetit, pranimit të tjetrit
Papa Françesku u largua nga kjo botë, ditën e hënë të 21 prillit 2025, një ditë pas ditës së Pashkëve, duke përmbyllur kështu misionin e tij tokësor, në një ditë shumë simbolike. Një ditë para, ai me grigjën e vet, kremtoi festën e ringjalljes, dhe të nesërmen, u largua prej kësaj bote, duke u shndërruar kështu në papë model.
Ai iku prej kësaj bote, plot trazira, luftëra, urrejtje, ndarje e përçarje, duke lënë pas një trashëgimi të paqes, shembullin e solidaritetit, afrimit, njohjes e pranimit të tjetrit. Po, ai la pas vete modelin e një njeriu të përvuajtur, që me veprime të përditshme, të imëta, larje e puthje këmbësh, vizita nëpër burgje, imazhe mahnitëse të përqafimeve me të sëmurë, përkrahje për emigrantët, vëmendje të shtuar ndaj klimës dhe nevojës që ta trajtojmë planetin tonë, Tokën, me dashuri, vizita në vende të varfra. Kështu, ai dha shembullin praktik të një Ati të Shenjtë, duke treguar kujdes atëror, për të gjithë, pa shfaqur asnjëherë molepsje, lodhje apo shenja zhgënjimi.
Shembulli i dashurisë qiellore
Në një dimension tjetër, pontifikati i tij, do të kujtohet edhe si kohë kur Papa hoqi dorë prej luksit, ngaqë donte të ishte shembull më autentik i një dashurie qiellore, sipas modelit të Jezu Krishtit, i palëkundshëm ndaj shërbimit për njeriun e për gjithë njerëzimin.
“Kush jam unë të gjykoj”, ishte fraza e tij që tingëlloi si një flakaresh kundër secilit që rrekej t’i merrte gurët e të gjuajtur mbi tjetrin.
Dhe shoqëria e sotme njerëzore, e plogësht, e ndarë dhe e përçarë, është e uritur për fjalë të mira, gjuhë të prajshme, etikë shembullore, po, bota e sotme, ka nevojë për mësimet e Papa Françeskut, dhe kjo u dëshmua, këto ditë, me homazhet dhe nderimet e përbotshme që po u bëhen figurës dhe veprës së tij madhore, anë e kënd botës. Sepse, qartësisht, shërbimi i tij i pakusht e me përvujtëri për njeriun e njerëzimin, mbetet një prej modeleve më shembullore të epokës sonë.
Duke mos gjykuar të tjerët, por duke u bërë vetë shembullmirë, ai tashmë ka zënë një vend të spikatur në historinë njerëzore, si njeri i shpresës, dhe si rojtar i devotshëm i humanizmit.
Sepse, ai nuk bënte beteja në emër të një flamuri, gjuhe, kombi, entiteti, por bënte një betejë për Njerëzimin si një Njeri, për Tokën.
Ndërkaq, koha e pontifikatit të tij ishte përplot trazime, luftëra, pandemi, lumenj refugjatësh, rreziqe nga ndryshimet klimatike, varfëri, pra, ishte një botë e trazuar, plot drama, urrejtje, mure, dhe përgjatë gjithë kësaj kohe, ai nuk u mposht, nuk u dorëzua, por reflektoi urtësi, siguri, duke krijuar ura në vend të mureve.
Sepse, ai luftoi për identitetin njerëzor në kuptimin më të lartë të fjalës.
Një papë me shpirt artisti
“Kam kërcyer tango, pëlqej muzikën klasike”, thoshte Papa Françesku në një intervistë për kanalin 3 të RAI. Në të vërtetë, lidhjet e tij me artin ishin të hershme. Ai kishte pasur një lidhje me shkrimtarin më në zë të Argjentinës, Jorge Luis Borgesin, kur ai ende nuk ishte prift dhe e përmend te reflektimet e thella, të cilat i shfaqi në një letër, të publikuar vitin e kaluar, më 4 gusht, ku flet për rolin e letërsisë në formimin tonë, dhe veç tjerash, kërkon ripërtëritjen e dashurisë për leximin, si një shteg që hap mendjen, stimulon zemrën dhe përgatit për jetë. Më tej, duke shpalosur esencat e krijimit artistik, Papa Françesku vë në spikamë dy aspekte, për mua esenciale të artit: arti na mëson ta dëgjojmë tjetrin, dhe shërben si një lloj teleskopi për të parë jetën, në largësitë e mëdha e në thellësitë e pafundme. Papa nënvizon edhe “vlerën e leximit të romaneve dhe poezive si pjesë e rrugës së dikujt drejt pjekurisë personale” dhe letërsinë e mendon si një lloj palestre për të zbuluar shpirtin.
Ikja në përjetësi e rojtarit më të kujdesshëm të vlerave humane, e një pape me shpirt prej artisti, që nuk pushoi deri në momentet e fundit të jetës të luftonte për vlera sipërore, është humbje e madhe për njerëzimin, por edhe një mundësi, që të reflektojmë mbi trashëgiminë e tij të pasur dhe ta përdorim atë, si udhërrëfyese për kohën tonë.
Papa Françesku e nderoi kombin shqiptar, për më tepër, ai afirmoi vlerat më pozitive të tij, duke i shpallur ato botërisht. Dhe për ne, mësimet e tij, janë të domosdoshme, së pari, për ta ruajtur vëllazërinë dhe për të luftuar kundër zvetënimit dhe harresës, dhe së dyti, për t’i hequr atë gurët dhe pluhurin mbi historinë tonë, për çka fliste Ismail Kadare në tekstin e cituar në fillim të këtij shkrimi.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38