Flash News

Bota

Ndërpritet energjia në Spanjë dhe Portugali, 'paralizohen' shërbimet

Ndërpritet energjia në Spanjë dhe Portugali,

Spanja dhe Portugalia u goditën nga një ndërprerje e energjisë elektrike të hënën, e cila paralizoi transportin publik, shkaktoi bllokime të mëdha trafiku dhe vonesa të fluturimeve, shkruan reuters.
Operatorët e shërbimeve kërkuan të rivendosnin rrjetin, por operatori spanjoll i transmetimit të energjisë elektrike Red Eléctrica tha se ndërprerja, shkaku i së cilës nuk dihet, mund të zgjasë nga gjashtë deri në 10 orë.

Zyrtarët thanë se nuk përjashtohet mundësia që të jetë shkaktuar nga një sulm kibernetik.

Ndërprerja shkaktoi kaos në disa pjesë të Portugalisë dhe Spanjës, pasi semaforët ndaluan së punuari, duke shkaktuar bllokim të qarkullimit. Rrjetet e transportit u ndalën, spitalet mbetën pa energji elektrike dhe njerëzit mbetën të bllokuar në metro dhe në ashensorë.

Në Madrid, qindra njerëz qëndruan në rrugë jashtë ndërtesave të zyrave dhe kishte një prani të madhe policore rreth disa ndërtesave të rëndësishme, me oficerë që drejtonin trafikun.

Qeveritë spanjolle dhe portugeze u takuan për të diskutuar ndërprerjen, e cila preku shkurtimisht edhe disa pjesë të Francës, dhe një komitet krize u ngrit në Spanjë, thanë burime të njohura me situatën.

Të fundit