Flash News

E-TJERA

Grenell reagon ndaj lajmit te ribotuar nga Politiko, Lela: Është marrë nga një portal tjetër, i cituar

Grenell reagon ndaj lajmit te ribotuar nga Politiko, Lela: Është

Drejtori i zyrës së shtypit të PD, njëherësh drejtori i Politiko.al, Alfred Lela ka reaguar lidhur me një shkrim të marre nga Hashtag.al dhe te ribotuar në Politiko.al. ku i Dërguari Special i SHBA-së për Misione, Richard Grenell ka reaguar ndaj lajmit, pasi konsiderohet lobist i padeklaruar i kryeministrit Rama.

Në një intervistë në “Breaking” në Top News, Lela sqaron se lajmi në portalin e tij, ishte marrë nga një tjetër portal me citim. Ai thotë se pasi u përmend nga Grenell në Twitter, e hoqi lajmin pasi e ka vlerësuar si të drejtë shqetësimin e tij.

“Lajmi është marrë nga një portal tjetër, i cituar. Kjo është historia. Z.Grenell nuk i njeh portalet në Shqipëri. Nuk e ka parë postimin në fund. Duke njohur politikën kaq më shumë. Është portali i një nënshteasi amerikan në Tiranë, këto janë arsyet pse ka reaguar Grenell.Ka qenë një lajm i portalit në të cilin flitej për përpjekjet e Ramës për të patur akses të administrata Trump duke përdorur edhe lidhjet që ka Grenell me Shtëpinë e Bardhë. Më kishte bërë tag në Twitter, unë e pashë, e vlerësova si të drejtë shqetësimin e tij.

Nuk mund të bëja gjë tjetër veçse të isha etik dhe ta hiqja, se nuk ishin burimet e mia. Unë e heq se produkti nuk ishte i imi. Unë e kisha marrë duke e cituar burimin”-tha Lela.

Të fundit