Flash News

E-TJERA

Sondazhi/ PD renditet forca e parë në Shkodër

Sondazhi/ PD renditet forca e parë në Shkodër

News24 në bashkëpunim me Notosondaggi ndan për herë të parë projeksionin se sa mandate do të fitojnë partitë politike në zgjedhjet e 11 Majit në Qarkun e Shkodrës.

Të anketuarit në Shkodër i kanë dhënë përgjigje pyetjes: “Nëse nesër do të mbaheshin zgjedhjet kombëtare në Shqipëri për të rinovuar Parlamentin, Ju cilën parti do të votonit?”

Në sondazh i cili tregon prirjen e votës, bie në sy fakti se Partia Demokratike dhe Aleanca për Shqipërinë Madhështore renditen si forcë e parë në Shkodër.

PD sipas sondazhit mund të marrë 45% të votave në Shkodër, të cilat përkthen nga 5 deri në rastin maksimal në 6 mandate.

Ndërkohë që Partia Socialistë në këto zgjedhje nëse votimet do të zhvilloheshin nesër të anketuarit janë përgjigjur së rreth 34.5 për qind do të votonin për Edi Ramën.  Në rastin më të ulët PS zbret në 32.5 % dhe në rastin maksimal shkon deri në 36.5 %. Më këtë rezultat sipas sondazhit të Antonio Notos, PS merr nga 3 deri në 4 mandate deputetesh.

Ndërkohë që Partia e Tom Doshit, PSD arrin në Shkodër të sigurojë rreth 16% të votave që e përkthyer në mandate, shkon nga 1 deri në dy karrige në Parlament.  Partitë e tjera arrijnë deri në 1% të mbështetjes në Shkodër, por që nuk përkthehen në mandat. News 24

 

 

Të fundit