Flash News

Ditari i Opozitës

Noka reagon për kontratën e lobimit: Marrëveshje e ligjshme dhe transparente, falënderojmë diasporën

Noka reagon për kontratën e lobimit: Marrëveshje e ligjshme dhe

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka reaguar pas publikimit të kontratës që PD ka lidhur me kompaninë amerikane Continental Strategy, me vlerë 6 milionë dollarë, ku figuron edhe firma e tij si sekretar i përgjithshëm.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Noka theksoi transparencën dhe ligjshmërinë e plotë të kësaj marrëveshjeje, duke sqaruar se ajo është nënshkruar në përputhje me ligjet e Shteteve të Bashkuara dhe të Shqipërisë dhe është depozituar zyrtarisht në sistemin FARA, siç kërkohet nga rregulloret amerikane.

"Mesa duket kontrata e Partisë Demokratike me avokatin e Presidentit Trump ka shqetësuar jo vetëm Edi Ramën, por edhe mbështetësit e tij," shkruan Noka. Ai shton se PD mbetet e angazhuar për transparencë të plotë dhe se marrëveshja synon forcimin e partisë në betejën kundër "narkoregjimit të Edi Ramës".

Në reagimin e tij, Noka falënderoi bashkësinë shqiptaro-amerikane për mbështetjen e pakursyer dhe nënvizoi se falë diasporës, Partia Demokratike është sot "më e fortë se kurrë".

Në përmbyllje, ai u bëri thirrje të gjithë demokratëve që të intensifikojnë angazhimin në dy javët e mbetura të fushatës, me synimin final për një "Shqipëri Madhështore".

Të fundit