Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Gracka e opozitës me lobimin, dhe gropa ku u zhytën ‘koqet’ mediatike të Ramës

Armand Maho
Fushata e PS është bërë e lodhshme dhe e mërzitshme. Batutat e Edi Ramës, jo vetëm që nuk ngjisin askund, por kanë filluar të shihen si tollovitjet e një të rënduari mendor, i cili në pamundësi për të mbuluar diellin, ia nxjerr inatin “shoshës”.
Kjo ndodhi edhe të dielën në takimin e Vlorës, kur grave dhe vajzave që votonin për herë të parë, u tregoi nga njëra anë kashtën dhe nga ana tjetër "koqen".
Nuk e di si mund të jenë ndjerë bashkëshortët dhe baballarët teksa kanë parë kryeministrin të flasë me një fjalor kaq banal.
Kjo ka tejkaluar çdo kufi dhe nuk është më çështje “buke goje”.
Në mes të kësaj tallavaje politike, duket se Edi Rama mendon se ka gjetur një "casus". Kjo është kontrata që Partia Demokratike ka firmosur me Continental Strategies, një kompani shumë e afërt me Presidentin Trump, pasi është themeluar nga avokati dhe këshilltari i Trumpit, Carlos Trujillo, ndërsa pjesë e strukturës së lartë të saj është edhe Katie Wiles, vajza e Susan Wiles.
Kjo e fundit mban postin e shefes së kabinetit në administratën Trump, ndërsa së bashku me Chris LaCivita kanë qenë truri i fitores së tij në zgjedhjet e nëntorit të kaluar.
Sejmenët politikë dhe mediatikë të Ramës, të cilët rrinë me pushkë ngritur për të kapur çdo target në fushatën elektorale të opozitës, sapo doli lajmi në një faqe që rëndom denoncon skandalet e qeverisë, menduan se “i varën koqet dashit”, dhe tashmë ishte momenti për t'i zënë pritë opozitës.
Por, megjithëse e mendojnë veten si të përndritur — duke filluar nga Fuga e duke përfunduar te Karlo Bolino — askush nuk mendoi për një moment nëse kjo ishte diçka që opozita kishte dashur vetë ta publikonte. Ja përse!
E para, askush nuk pyeti veten pse kjo kontratë, e firmosur më 4 prill, del në publik vetëm 20 ditë më pas.
E dyta, pse u përzgjodh një kompani kaq e afërt me Presidentin Trump, ku bie në sy që në përbërjen e saj janë Katie Wiles, vajza e Susan Wiles, shefja e kabinetit të Trumpit, e cila i ka mbyllur derën Ramës në çdo tentativë për t'u afruar me administratën amerikane, duke e etiketuar si “kukull të Sorosit”? (Besoj e mbani mend Konferencën e Mynihut).
Për të mos folur pastaj për Alberto Martinez, ish-shefin e stafit të senatorit Marco Rubio, edhe ky pjesë e Continental Strategies.
Menjëherë pasi sejmenët e Ramës ngritën tamburet, në lojë hyri edhe SPAK-u, i cili doli me një njoftim se “do të verifikojë këtë çështje”.
Por, me sa dimë dhe kemi parë, SPAK-u nuk është institucion verifikimi, por hetimi.
Nga ana tjetër, kontrata është e regjistruar në FARA (Foreign Agents Registration Act) — Ligji për Regjistrimin e Agjentëve të Huaj në SHBA. Kjo është krejt jashtë juridiksionit të SPAK-ut.
Kontrata ka emër dhe mbiemër të personit që e ka firmosur. Nuk është ndonjë marrëveshje gojore “alla Bilal Shehu” apo ndonjë aferë në stilin e Charles McGonigal që do të shkaktonte shkelje ligji.
Pra, kemi të bëjmë me një veprim të nxituar dhe tërësisht politik nga ana e SPAK-ut, i cili rri me pushkë ngritur për të gjetur "gjilpërën në kashtë" tek opozita, ndërkohë që për dosjet e vërteta hesht: Akuzat e Arben Ahmetajt, tuneli i Llogarasë, 130 milionë eurot e Bechettit, tenderat në shëndetësi dhe rrugë, pastrimi i parave në ndërtim, dhe shumë të tjera.
Fjala vjen, personalisht, kam bërë një denoncim publik për aferën e grabitjes së tokave publike në fshatin Vuno, ku është përfshirë drejtpërdrejt kryeministri, me prova të pakundërshtueshme për falsifikim dokumentesh dhe organizim kriminal nga institucionet shtetërore.
Nga ana e SPAK-ut nuk është lëvizur asnjë gur — as për hetim, as për “verifikim” — megjithëse bëhet fjalë për një pronë publike që mund të arrijë deri në 200 milionë euro vlerë investimi.
Mua të paktën s’më ka thirrur askush, edhe pse jam i gatshëm të dëshmoj në çdo moment. Por, të gjitha këto nuk kanë të bëjnë me ndonjë shkelje ligji nga opozita. Në fund të fundit, kush ka qenë në SHBA e di shumë mirë se një pagesë 250 mijë dollarësh në muaj është diçka që shumë biznesmenë shqiptarë atje mund ta përballojnë. Ka shqiptarë që zotërojnë kompani që qarkullojnë dhjetëra miliona dollarë në ditë, dhe shumë prej tyre e urrejnë Ramën, i cili i ka mbyllur derën për çdo investim serioz në Shqipëri — përkundrazi, i ka hapur derën kartelave të tipit Sinaloa.
Kjo ka të bëjë me refuzimin dhe izolimin që po i bëjnë Ramës çdo ditë SHBA-të dhe Europa. Në këtë kohë, edhe makina e Sorosit në Ballkan e ka lënë në baltë. Madje dhe miku i tij Erdogan, që dikur i garantonte mbështetje, tashmë e ka kthyer shpinën.
Kjo e ka tërbuar Ramën, i cili do të shiste dhe shpirtin për një mbështetje të tillë — por çdo gjë ka një fund. Edi Rama nuk ka më McGonigal-in, as Yuri Kim-in, as Blinken-in që zbarkonin në Tiranë sa herë ai qurravitej.
Tani s’ka më askënd!
I kanë mbetur vetëm “çyrykët” dhe zengjinët që s’kanë ç’të bëjnë tjetër përveçse të duartrokasin retorikën e tij boshe me bufa, kënete, nudizëm dhe “koqe” që ua përmend grave në takime.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38