Flash News

E-TJERA

KQZ teston pajisjet PEI që do të përdoren në 11 maj

KQZ teston pajisjet PEI që do të përdoren në 11 maj

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka testuar sot pajisjet e identifikimit elektronik që do të përdoren në zgjedhjet e 11 majit.

Gjatë këtij testimi ishte e pranishme nënkomisionerja Lealba Pelinku, e cila theksoi se po punohet që ky proces të mos ketë probleme në 11 maj.

“Pas auditimit të zgjedhjeve të 14 majit, janë marrë masa për riverifikimin e pajisjeve”, tha Pelinku.

Nënkomisionerja e KQZ njoftoi se 31 qendra votimi janë ende pa operator të pajisjes së PEI-t.

“Në momentin që flasim janë 31 qendra votimi ende pa operator”, u shpreh ajo.

Të fundit