Flash News

E-TJERA

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, një i plagosur

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, një i plagosur

Një person është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit.

Policia bën me dije se  ngjarja ka ndodhur në zonën e Fllakës, ku i plagosuri A. G., 36 vjeç, banues në Durrës, dyshohet se u plagos për motive të dobëta. 

 DVP Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 20:00, në zonën e Fllakës, dyshohet se për motive të dobëta është plagosur me armë zjarri shtetasi A. G., 36 vjeç, banues në Durrës, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë dhe Grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet dhe hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit, sqarimin dhe dokumentimin ligjor të rrethanave të ngjarjes.

Të fundit