Flash News

Kosova

Trafik armësh nga Kosova në Shqipëri, si një mesazh në telefon zbulon gjithçka

Trafik armësh nga Kosova në Shqipëri, si një mesazh në

Një rrjet i trafikimit të armëve të zjarrit nga Kosova drejt Shqipërisë është goditur nga autoritetet shqiptare pas një hetimi 5-mujor, që çoi në arrestimin e 10 personave dhe shpalljen në kërkim të dy të tjerëve. Operacioni nisi pas zbulimit të një mesazhi të dyshimtë në telefonin e një të ndaluari, që çoi në identifikimin dhe kapjen e pjesës tjetër të grupit.

Të arrestuarit janë: Emirel Tusha, Leandro Haxhiaj, Fabricio Berberi, Rikardo Hajdaraj, Visar Murati, Kevin Farruku, Geraldo Muraj, Adriano Shehu, Altin Pajaziti dhe Kadri Prushi, ndërsa dy persona të tjerë janë ende në kërkim.

Sipas burimeve zyrtare, grupi kriminal siguronte armë zjarri kryesisht në Kosovë, por edhe në qytete të ndryshme të Shqipërisë, të cilat më pas i sillte në Tiranë për t’i shitur. Trafikimi realizohej në mënyrë të organizuar, duke përdorur automjete të vogla për kalimin e kufirit, ndërsa armët shpërndaheshin në disa qytete, përfshirë Shkodrën, Laçin dhe Burrelin.

Gjatë operacionit u sekuestruan:

14 armë zjarri (12 pistoleta, njëra me silenciator, dhe 2 automatikë)
2077 fara cannabisi
Municion luftarak dhe krehra
3 automjete
8 telefona celularë

Sipas të dhënave nga hetimi, çmimet e pistoletave varionin nga 1500 deri në 2500 euro, me armë të llojeve të ndryshme, përfshirë pistoleta Glock dhe armë automatike. 

Të fundit