Flash News

Ditari i Opozitës

IDC-CDI rezolutë për zgjedhjet në Shqipëri: Një farsë politike që cënoi demokracinë

IDC-CDI rezolutë për zgjedhjet në Shqipëri: Një

 Unioni i Demokratëve të Qendrës dhe Internacionalja Demokrate e Qendrës (IDC-CDI) ka miratuar një rezolutë politike për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025 në Shqipëri, duke i cilësuar ato si jo të lira, jo të ndershme dhe në kundërshtim me standardet ndërkombëtare.

Rezoluta, e propozuar nga Partia Demokratike e Shqipërisë, mban titullin “Shqipëria: Integriteti Zgjedhor dhe të Drejtat e Opozitës” dhe shpreh shqetësim të thellë për manipulimin e procesit zgjedhor, intimidimin e votuesve dhe përdorimin e burimeve shtetërore në funksion të Partisë Socialiste në pushtet.

Në dokumentin e miratuar, IDC-CDI thekson se:

Votuesit u përballën me presion, frikësim, blerje vote dhe mungesë të sekretit të votës, duke shkelur kriteret e Kopenhagenit.

Qeveria përdori fondet publike dhe institucionet shtetërore për të ndikuar rezultatin, përfshirë shpërndarjen e bonuseve për pensionistët dhe faljen e borxheve vetëm pak ditë para zgjedhjeve.

Liria e medias u cenua rëndë përmes kontrollit politik dhe ndalimit të platformës TikTok, duke penguar informimin e balancuar të qytetarëve.

Pati pandëshkueshmëri të plotë për krimet zgjedhore, me mbi 200 kallëzime në Prokurorinë e Posaçme dhe KQZ që mbetën pa ndjekje ligjore.

Rezoluta dënon edhe ndjekjet gjyqësore ndaj liderëve të opozitës, përfshirë Sali Berishën, Ilir Metën dhe Fredi Belerin, si pjesë e një përpjekjeje sistematike për të shuar pluralizmin politik në vend.Organizata i bën thirrje Bashkimit Evropian që të kushtëzojë ecurinë e Shqipërisë drejt anëtarësimit me reforma konkrete demokratike dhe zgjedhore, ndërsa paralajmëron për rrezikun që sjell konsolidimi autoritar dhe ndikimi kriminal në vend, jo vetëm për demokracinë shqiptare, por edhe për stabilitetin rajonal.

Rezoluta përmbyllet me një shprehje të solidaritetit të plotë me Partinë Demokratike të Shqipërisë dhe aktorët civilë që luftojnë për rivendosjen e demokracisë dhe një thirrje për mision ndërkombëtar vëzhgimi në terren, për të verifikuar situatën paszgjedhore.

 

 

Dokumenta bashkëngjitur

Të fundit