Flash News

Ditari i Opozitës

Jola Hysaj pas rezultatit në Durrës: Vota mund të jetë tjetërsuar

Jola Hysaj pas rezultatit në Durrës: Vota mund të jetë

Kandidatja e Partisë Demokratike për deputete në qarkun e Durrësit, Jola Hysaj, ka reaguar pas përfundimit të zgjedhjeve të 11 majit, ku nuk arriti të siguronte një mandat në Kuvend, duke marrë vetëm 1,444 vota.

Në një reagim publik, Hysaj tha se është vënë në dijeni se vota e qytetarëve në favor të saj mund të jetë tjetërsuar gjatë procesit të numërimit. Ajo e cilëson këtë si një plagë të përbashkët dhe një dhimbje që nuk i përket vetëm asaj, por edhe shumë qytetarëve të zhgënjyer nga procesi zgjedhor.

Pavarësisht pretendimeve për manipulim, Hysaj theksoi se nuk do ta kthejë këtë situatë në thirrje për hakmarrje apo në “skenë zhurmash”. Ajo shprehet se zgjedh të ruajë dinjitetin dhe besimin tek qytetarët, duke e konsideruar këtë moment si fillimin e një etape të re në angazhimin e saj politik dhe shoqëror.

“E di sa e dhimbshme është të shohësh si mund të vidhet një zë, një votë, një besim… por unë ende besoj tek ju, tek njerëzit që nuk pranojnë të heshtin kur shohin padrejtësinë”, shkruan Hysaj.

Ajo përfundon postimin e saj me mirënjohje për të gjithë ata që i qëndruan pranë dhe e mbështetën gjatë fushatës, duke theksuar se kjo nuk është fundi i rrugës, por një fillim i ri “më i vërtetë, më i kthjellët dhe më njerëzor.”

Të fundit