Flash News

Ditari i Opozitës

Vokshi në Asamblenë e IDC-CDI: Zgjedhjet e 11 majit ishin farsë, përballë kishim një narco-shtet

Vokshi në Asamblenë e IDC-CDI: Zgjedhjet e 11 majit ishin farsë,

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, në fjalën e saj në Asamblenë e Internacionales Demokratike Qendrore (IDC-CDI), ka dënuar ashpër procesin zgjedhor të 11 majit në Shqipëri, duke e cilësuar atë si një farsë të orkestruar nga një “parti-shtet e lidhur me kartelet e drogës”.

Në një deklaratë të fuqishme përpara delegatëve ndërkombëtarë, Vokshi theksoi se zgjedhjet nuk ishin as të lira, as të ndershme dhe as demokratike. Ajo kërkoi mbështetje për rezolutën e PD-së që i shpall zgjedhjet të pavlefshme dhe i bën thirrje asamblesë të dërgojë një mision verifikimi në Shqipëri.

“Nuk arritëm të fitojmë, sepse përballë nuk kishim një parti politike, por një Parti-Shtet të lidhur me kartelet e drogës dhe grupet më të rrezikshme kriminale në Europë dhe Amerikë,” – deklaroi Vokshi.


Sipas saj, në shumë zona zgjedhore, përfshirë bashkinë e Vorës ku ajo ishte kandidate, qendrat e votimit u kontrolluan nga kriminelë dhe trafikantë droge, që bashkëpunonin hapur me zyrtarë të lartë të shtetit.

“Në Vorë, qendrat e votimit u pushtuan nga të dënuar për vrasje dhe trafik droge. Njerëz të armatosur bashkëpunonin me ministra dhe zyrtarë të shtetit. As policia, as SPAK, as KQZ nuk ndërhynë,” – denoncoi Vokshi.


Ajo shtoi se shqiptarët u shantazhuan dhe u blenë me bonuse pensionesh dhe para të përfituara nga kultivimi i kanabisit. Vokshi akuzoi qeverinë se ka përdorur 500 milionë euro nga fondet publike për të manipuluar zgjedhjet, ndërsa më shumë se 20 deputetë të rinj në Kuvend, sipas saj, janë produkt i mbështetjes nga krimi i organizuar.

 

Të fundit