Flash News

POLITIKOFF

Elia Zaharia flet për herë të parë pas ndarjes nga Princ Leka: Mësova dimensionin e faljes

Elia Zaharia flet për herë të parë pas ndarjes nga Princ

Aktorja dhe autorja e njohur Elia Zaharia ka folur për herë të parë publikisht pas ndarjes nga Princ Leka, duke ndarë me publikun reflektimet dhe përjetimet e saj pas një periudhe që ajo e cilësoi si “komplekse”. E ftuar në emisionin “Rudina” në TV Klan, Elia u shfaq e qetë dhe e rezervuar, por shumë e qartë për mesazhin që donte të jepte: faljen dhe mirëkuptimin.

“Do e them me një fjalë, Rudina: dimensionin e faljes. Kjo për mua nuk ka të paguar,” – tha Elia Zaharia, duke treguar se kjo periudhë, sado e vështirë, i ka sjellë edhe një rritje shpirtërore.
Mbështetja e familjes dhe prioriteti i jetës: vajza
Elia u ndal gjithashtu te rëndësia e mbështetjes nga familja, duke theksuar se prindërit dhe rrethi i ngushtë kanë qenë shtylla e saj më e fortë në këtë proces.

“Jam me shumë fat. Prindërit dhe familja ime nuk janë vetëm familja ime, por edhe miqtë e mi më të mirë. I falënderoj çdo ditë për dashurinë dhe forcën që më kanë dhënë.”
Megjithatë, për Elian, gjithçka tjetër bëhet e vogël përballë mirëqenies së vajzës së saj, e cila tashmë është prioriteti absolut në jetën e saj.

“Ajo që ka më shumë rëndësi është vajza ime. Dua që ajo të ndjehet ngrohtë shpirtërisht, të marrë dashuri nga të dy krahët. Për mua, kjo është e vetmja gjë që vlen,” – u shpreh Elia me ndjeshmëri.

Të fundit