Flash News

E-TJERA

Makina përfshihet nga flakët në autostradën Tiranë–Durrës, çfarë dyshohet

 

Makina përfshihet nga flakët në autostradënNjë automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në autostradën Tiranë–Durrës, duke shkaktuar panik të përkohshëm te drejtuesit e mjeteve që kalonin në atë segment rrugor.

Sipas informacioneve paraprake, bëhet fjalë për një automjet të tipit Mercedes C-Class, i cili është djegur plotësisht. Pamjet nga vendngjarja tregojnë përmasat e zjarrit dhe dëmin e madh të shkaktuar në automjet.

Dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një defekt teknik në motor ose në sistemin elektrik të makinës. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar.

Menjëherë pas sinjalizimit, forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur neutralizimin dhe shuarjen e flakëve, duke shmangur përhapjen e zjarrit dhe dëmtimin e mjeteve të tjera përreth.

Të fundit