Flash News

E-TJERA

PD kërkon përsëritjen e zgjedhjeve për Kukësin, KAS shtyn shqyrtimin e ankimimit

PD kërkon përsëritjen e zgjedhjeve për Kukësin, KAS

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve, ka shtyrë për herë të dytë shqyrtimin e ankimit të Partisë Demokratike për qarkun Kukës lidhur me zgjedhjet e 11 majit.

KAS do të mblidhet sërish ditën e hënë për ankimin e demokratëve, pasi deklaroi se nuk disponon provat e mjaftueshme për çështjen, por dhe se duhet bërë verifikimi i të dhënave e pretendimeve të ngritura nga Partia Demokratike.

Opozita pretendon se në zgjedhjet e 11 Majit pati deformim të votës së diasporës, manipulim rezultatesh, përdorim të administratës shtetërore, presione dhe deri tek parregullsitë e tjera, si përfshirja e bandave kriminale.

PD ka bërë ankimim jo vetëm për Kukësin, por për çdo qark, ku kërkon pavlefshmëri të procesit të 11 Majit dhe përsëritjen e zgjedhjeve.

Të fundit