Flash News

Ditari i Opozitës

Meta përshëndet rezolutën e IDC-CDI: 108 parti rrëzuan farsën elektorale të 11 Majit

Meta përshëndet rezolutën e IDC-CDI: 108 parti rrëzuan

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka përshëndetur Rezolutën e miratuar nga IDC-CDI, organizata më e madhe politike në botë me orientim qendër të djathtë, e cila dënon zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri si të manipuluara dhe jo përfaqësuese.

Në një reagim publik, Meta u shpreh se mbështet plotësisht këtë akt dhe e konsideroi atë një mesazh të fortë ndërkombëtar për situatën e rëndë të demokracisë në vend.

"108 parti rrëzuan farsën elektorale të 11 Majit!" – deklaroi Meta, duke e cilësuar rezolutën si “shumë të rëndësishme”.

Sipas tij, zgjedhjet e fundit nuk përmbushën asnjë standard ndërkombëtar dhe shkelën në mënyrë të hapur kriteret e Kopenhagenit. Ai akuzoi qeverinë për manipulim të procesit zgjedhor nëpërmjet “kapjes së shtetit”, bashkëpunimit me grupe kriminale dhe përdorimit të frikësimit dhe presionit ndaj votuesve.

Të fundit