Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Kompanitë pa licencë/ Shkelje ligjore në koncertin e Noizy-t, kërcënohet gazetari

“Ma jep kamerën të shoh xhirimet, ma jep kamerën këtu! Merre Policinë po deshe“. Me këto fjalë iu drejtua grupit të xhirimit të “Piranjave“ një i panjohur që u prezantua si përgjegjësi i punimeve në Parkun e Liqenit Artificial të Tiranës, aty ku po përgatitet terreni për koncertin e 2 DJ të huaj, event i organizuar nga reperi Noizy dhe Bashkia e Tiranës.
Një javë më parë, më datë 23 maj, emisioni “Piranjat” transmetoi me zë dhe figurë, me fakte dhe dëshmi, se si Parku i Liqenit të Tiranës po nis të shpyllëzohet. Konkretisht bëhet fjalë për rreth 43.000 m2 që janë dhënë me leje subjektit Rigels Rajku, për “shfrytëzim të hapësirës publike”, firmosur më datë 30 prill 2025 nga znj.Jonida Halili, Sekretare e Përgjithshme (e deleguar) pranë Drejtorisë Juridike të Aseteve dhe Licensimit, në Bashkinë e Tiranës. Kjo e fundit është bashkë-organizatore e eventit të 2 DJ të huaj, ku do të marrin pjesë mijëra fansa të muzikës elektronike.
Por përse duhet dhënë leje, plot 43.000 m2 në Parkun e Liqenit të Tiranës, të priten bimët e pemët, kur Tirana ka 2 sheshe me hapësira të konsiderueshme për të bërë evente të tilla?
Tashmë është e qartë, reperi Noizy ishte një element i rëndësishëm i fushatës së Partisë Socialiste në fushaten e zgjedhjeve te 11 majit. Mirëpo ai nuk është thjesht një figurë publike i angazhuar në Politikë me artin e tij, por një artist me lidhje të ngushta me kryetarin e Partisë në pushtet, madje duke i dhuruar shqiptarëve këngën që shoqëroi rrugëtimin njëmujor të kësaj force, deri në ditën e zgjedhjeve. Teksa ishte në podium me kryeministrin në mbyllje të fushatës në Dibër, Noizy luajti rolin e një djali fshati që i digjet zemra për vendlindjen e paraardhësve, ndërsa Rama mori rolin e babagjyshit që i plotëson dëshirat pa një pa dy, pa një plan, pa një projekt, pa një konsultë me drejtuesit e pushtetit vendor të cilët e dinë më mirë se askush ku duhet investuar.
“E kam dhe një kërkesë. Babai im ka lindur në një fshat aty, Lubalesh. Nga Ura e Shupenzës është vetëm 2 km pa shtruar o burri i dheut, ma shtroni dhe atë rrugë të shkoj të shoh gjyshin se e kam atje në Lubanesh“, tha Noizy.
Dhe sigurisht që z.Rama nuk mund të thoshte “jo“, pasi e gjitha ishte pjesë e një teatri mediatik me skenar të parashkruar. Pasi shtrimi i 2 km rrugë në fshatin Lubalesh nuk ishte shpërblim për Noizyn, por një skenar i propagandës elektorale. “Hallet“ e reperit në fakt janë të tjera. Disa ditë para mbylljes së fushatës elektorale, reperit të njohur i ishte bërë një qokë në shkelje të ligjit dhe në dëm të ambientit. Puna te Parku i Liqenit nisi më 15 maj, si fillim duke gërryer tokën, shkulur barin e pemët, më pas vendi u mbush me çakull e granit për të bërë sheshimin e hapësirës. Kjo hapësirë ka qenë tërësisht e pyllëzuar nëse bëjmë një vëzhgim të thjeshtë në google earth në përditësimin e datës 9 prill 2022, por në përditësimin e datës 21 tetor 2022, dy muaj pas koncertit “Sunny Hill“ të Dua Lipës, vihet re se zona e ka humbur ngjyrën e gjelbërt. Në përditësimin e datës 7 tetor 2023 dhe në prill 2024, vihet re një ndryshim i vogël në kthimin e zonës në situatë fillestare, ndërsa sot, jemi në kushtet kur edhe ato pemë të mbjella pas koncertit të Dua Lipës me taskat e qytetarëve të Tiranës, janë shkulur për t’i lënë vend çakullit dhe zhavorrit, eskavatorëve, kamionëve, rrulave, me të cilët po bëhet gati terreni për montimin e skelave, njëkohësisht duke e gërryer zonën anës saj, pa marrë parasysh dëmtimin e florës dhe faunës.
“Nuk duhet të ndodhte kjo gjë, të prishej kjo hapësirë. Ky park duhej të ruhej në mënyrën më të mirë të mundshme. Unë nuk e shoh të mundshme të kthehet në gjendjen fillestare. Unë shoh që ky shtrim që është bërë këtu është me qëllim afatgjatë ndoshta për ta kthyer këtë territor në një territor të pjesës urbane dhe të përjashtohet nga pjesa e Parkut të Liqenit. Ndoshta dikush ka menduar diçka, ndonjë investitor strategjik të bëjë diçka këtu“, u shpreh ambientalisti Lavdosh Ferruni.
Biletat për koncertin e organizuar nga Noizy dhe Bashkia e Tiranës kapin vlerën minimale 176$ ndërsa zona VIP kërkon plot 400$ për person. Nëse llogarisim një pjesëmarrje mesatare prej 7000 personash, dhe një vlerë bilete mesatarisht 300$, pa llogaritur shpenzimet e pijeve dhe ushqimit që do të konsumohen gjatë festës që do të zgjasë 10 orë, organizatorët përfitojnë plot 2 milionë $. Me gjithë këto fitime të pritshme, a do të jetë vetë subjekti “Rigels Rajku” ai që do të mbulojë shpenzimet e punimeve që nuk ndalen asnjë ditë, dhe kush do të angazhohet financiarisht për rikthimin e parkut në gjendjen fillestare? Për këtë “Piranjat“ u interesuan me një shkresë zyrtare pranë Bashkisë së Tiranës, duke shtuar gjithashtu shqetësimin e qytetarëve ambientalistëve dhe disa përfaqësuesve të opozitës, të cilët hodhën dyshime se terreni po parapërgatitet për diçka më madhore se sa një koncert muzikor. Përgjigjet zyrtare u vonuan, ndaj gazetari Freard Rista u përball 2 herë në terren me znj.Halili, por ajo u largua pa dhënë asnjë shpjegim, madje rojet e Bashkisë ushtruan dhunë ndaj grupit të xhirimit.
Meqënëse “Piranjat“ nuk morën përgjigje për 2 shkresat e para zyrtare dhe as përgjigje nga 2 takime në hyrje të Bashkisë me znj.Halili, u dërgua një shkresë të tretë, ku u vendos theksi te firmat e kontraktuara për përgatitjen e këtij eventi; cilat janë ato, kush i ka kontraktuar, Bashkia apo vetë Noizy; a kanë licensa aktive pranë QKB? Por nuk u dha asnje pergjigje. Ndaj u zhvillua një takim i tretë me znj.Halili, firmëtaren e lejes për shkatërrimin e 43 mijë m2 në Parkun e Liqenit, e cila premtoi se do jepej përgjigje zyrtare brenda afatit. Një përgjigje e cunguar mbërriti pranë redaksisë së emisionit “Piranjat”, ku thuhej se subjekti Rigels Rajku ka paraqitur dokumentacionin e nevojshëm për përgjegjësinë civile dhe penale që do të mbajë në rast të dëmtimit të Parkut, si dhe garantimin e rikthimit të territorit në situatën fillestare, por ky dokument nuk u vendos në dispozicion të emisionit investigues./Piranjat.al
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38