Flash News

Bota

Izraeli kërcënon udhëheqësit e mbetur të Hamasit: Hodhëm 50 bomba në 30 sekonda për tu eliminuar

Izraeli kërcënon udhëheqësit e mbetur të Hamasit:

Udhëheqësi i Hamasit, Mohammed  Sinwar, u vra në një sulm ajror izraelit në një tunel nën Spitalin Evropian në Khan Yunis, në jug të Gazës, më 13 maj, njoftuan të shtunën Forcat e Armatosura Izraelite dhe shërbimi i sigurisë së brendshme Shin Bet.

Në deklaratën e përbashkët thuhet se në sulm u vranë gjithashtu Mohammed Shabana, komandant i Brigadës Rafah të Hamasit, dhe Mahdi Quara, komandant i batalionit jugor Khan Younis. Forcat Ajrore Izraelite zbuluan gjithashtu se kishin hedhur mbi 50 bomba brenda 30 sekondave për të eliminuar Shinwarin dhe figurat e tjera të Hamasit.

Pasi konfirmoi vdekjen e udhëheqësit të Hamasit, Ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, i paralajmëroi udhëheqësit e mbetur të organizatës në Gaza dhe jashtë saj se ata janë të radhës .

"Tani është zyrtare: Vrasësi Mohammed Sinwar u eliminua së bashku me komandantin e Brigadës Rafah, Mohammed Shabana, dhe bandën e ligë që ishte me ta nën Spitalin Evropian në Gaza, dhe u dërgua për të takuar vëllain e tij në portat e ferrit", tha Katz në një deklaratë.

"Izz al-Din Haddad në Gaza dhe Khalil al-Hayya jashtë vendit dhe të gjithë partnerët e tyre në krim, ju jeni të radhës", shton ai.

I pari është komandanti i Hamasit në Qytetin e Gazës dhe zyrtari de facto me rangun më të lartë në Rripin e Gazës, ndërsa i dyti është anëtar i këshillit udhëheqës të Hamasit jashtë vendit.

Ai është vëllai më i vogël i Yahya Sinwar, një udhëheqës i hershëm i Hamasit, i cili u vra në një shkëmbim zjarri me izraelitët në Gaza në vitin 2024.

"Terroristët u neutralizuan ndërsa vepronin në një qendër nëntokësore komande dhe kontrolli, nën Spitalin Evropian në Khan Yunis, duke rrezikuar qëllimisht popullsinë civile brenda dhe përreth spitalit", tha ushtria izraelite, duke shtuar se, falë informacionit të mbledhur, ishte një operacion i saktë për të shmangur dëmtimin e civilëve.

IDF e përshkruan atë si "një nga anëtarët më të lartë dhe me shërbim të gjatë të krahut ushtarak të Hamasit" i cili "luajti një rol të rëndësishëm në planifikimin dhe ekzekutimin" e sulmit të 7 tetorit si kreu i operacioneve në atë kohë".

Pas vrasjes së komandantit ushtarak Muhammad Deif, Sinwar mori udhëheqjen e krahut ushtarak të organizatës terroriste dhe vëllai i tij Yahya u vra, duke u bërë udhëheqësi de facto i grupit terrorist në Rripin e Gazës. Ai më parë ishte komandant i Brigadës Khan Younis dhe kreu i departamentit të operacioneve ushtarake të Hamasit, duke marrë pjesë në rrëmbimin e ushtarit Gilad Shalit në vitin 2006.

Të fundit