Flash News

Kosova

Shtrenjtimi i energjisë në Kosovë, zyrtarë të PDK kanë kundërshtuar vendimin, prek 1300 biznese

Shtrenjtimi i energjisë në Kosovë, zyrtarë të PDK

Zyrtarë të Partisë Demokratike e Kosovës kanë kundërshtuar vendimin për daljen e bizneseve në treg të hapur të energjisë, kanë thënë se “njëra nga kompanitë që ka aplikuar për licencim për shitblerje të energjisë është MDA, kompani e themeluar nga shefi i stafit të kryeministrit Albin Kurti, Luan Dalipi.

Pra, MDA e shefit të stafit të kryeministrit, që sot drejtohet nga Driton Dalipi, ka aplikuar për licencë për furnizim me energji elektrike në vendin tonë. Në njërën anë, kryeministri e dërgon vëllain në Departamentin për Shitblerje të Energjisë Elektrike në KEK dhe në anën tjetër shefi i stafit të kryeministrit kërkon licencë që këtyre kompanive që i kanë qitë në treg të lirë t’iu shesë energji elektrike.

Në konferencë deputeti Tahiri gjithashtu ka njoftuar se PDK-ja ka dorëzuar një kundërshtim administrativ ndaj vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji për daljen e bizneseve në treg të hapur të energjisë nga data 1 qershor, duke e cilësuar këtë vendim si të paligjshëm.

Sipas njoftimit Tahiri, se ky vendim prek rreth 1,300 biznese dhe mbi 140 mijë punëtorë duke rrezikuar falimentime masive, rritje të papërballueshme të çmimeve dhe një valë të re inflacioni që godet qytetarët dhe konsumatorët.

Të enjten, hyrja e Prishtines u bllokua për gati dy orë nga një proteste e drejtuar nga Oda Ekonomike e Kosovës në shenjë pakënaqësie ndaj këtij vendimi, që do të hyjë në fuqi më 1 qershor.

Të fundit