Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha denoncon: Ja zyrat paralele me qendrat e votimit të PS ku drejtohet operacioni i ‘trenit bullgar’

Berisha denoncon: Ja zyrat paralele me qendrat e votimit të PS ku drejtohet

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për mediat ka bërë akuza ndaj Partisë Socialiste, duke denoncuar me pamje atë që e cilësoi si operacionin e “trenit bullgar”.

Berisha denoncoi si në disa qendra paralele të vendosura pranë qendrave të votimit, zyrtarë të lartë të PS-së organizuan dhe drejtuan procesin e blerjes së votave në zgjedhjet e 11 majit.

"Mercenarë të paguar bëjnë çdo gjë që të justifikojnë dhe t’u servirin shqiptarëve farsën elektorale si proces zgjedhor.

Këta, edhe njëherë, në minimum mercenarë, që nxijnë letra, shkrime, artikuj dhe të tjerë, janë mashtrues kongenitalë dhe falsifikatorë të paskrupullt.

Ata duan të paraqesin, duan të gjejnë në universin e farsës, ishuj në të cilët pretendojnë se ishte paqja në zgjedhje.
Këtu do paraqes pak qendrat paralele elektorale me qendrat e votimit të PS, ku zyrtarë të niveleve të larta, qëndrojnë të fshehur, klandestinë, për të drejtuar operacionin e trenit bullgar dhe paguar votat që blejnë.

Zyra sekrete pa asnjë shenjë elektorale, në të cilën tentojnë të fshihen prapa xhamit.
Ikën me çantën me dokumente.

Kjo, Enkelejda Ymeraj, drejtoreshë qendrore e inovacionit. Me kapuçon se kërkon të maskohet.
Një kriminele me detyra të larta.

Dhe si ia mbathin, shikoni si ikin...
Kjo duket si Kokona, po nuk di nëse është ajo apo ndonjë tjetër. Famozja Kokona."

Të fundit