Flash News

Ditari i Opozitës

Partia Demokratike përshëndet mesazhin e DASH dhe kërkon qeveri teknike për zgjedhje të lira

Partia Demokratike përshëndet mesazhin e DASH dhe kërkon qeveri

Partia Demokratike ka përshëndetur mesazhin e zyrtarit të lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, Samuel Samson, të shpërndarë një ditë më parë nga Ambasada e SHBA në Tiranë në rrjetet sociale.

Në deklaratën e saj, PD vlerëson si një denoncim të qeverisjes aktuale kauzat e përcjella nga Samson, të cilat ritheksojnë problemet kryesore në vend: shtypjen e lirisë së fjalës, emigrimin masiv, shënjestrimin e besimit dhe minimin e zgjedhjeve elektorale.

Partia akuzon qeverinë e Edi Ramës për mbështetje dhe bashkëpunim me patronazhistët dhe kartelët e drogës, duke kërcënuar opozitën, demokracinë dhe shoqërinë në tërësi.

PD thekson gjithashtu nevojën për krijimin e një qeverie teknike që të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme, siç shprehet edhe në rezolutën e sapomiratuar të IDC-CDI.

Ambasada amerikane, duke ripostuar shkrimin e Samson, thekson se kërcënimet ndaj lirisë së fjalës, emigrimit masiv, besimit dhe zgjedhjeve kërcënojnë vetë themelet e partneritetit transatlantik mes SHBA-së dhe Evropës.

Të fundit