Flash News

E-TJERA

Punëtori i huaj vdiq në punë, arrestohet inxhinieri i firmës së ndërtimit në Tiranë

Punëtori i huaj vdiq në punë, arrestohet inxhinieri i firmës

Policia ka vënë në pranga një 32-vjeçar në Tiranë, me detyrë inxhinier i një firme ndërtimi ku humbi jetën një punëtor i huaj.

Shtetasi V. N., 47 vjeç, u rrëzua nga lartësia e pallatit ku po punonte dhe për pasojë humbi jetën. Ndërkohë janë shpallur në kërkim edhe dy të tjerë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2:

arrestuan shtetasin D. H., 32 vjeç, me detyrë inxhinier i një firme ndërtimi, si dhe shpallën në kërkim shtetasit E. K., 34 vjeç, me detyrë administrator i firmës, dhe R. J., 75 vjeç, me detyrë drejtues teknik, pasi dyshohet se si pasojë e shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë, ditën e djeshme ka rënë nga lartësia e një pallati në ndërtim shtetasi i huaj V. N., 47 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën. Punohet për kapjen e dy shtetasve të shpallur në kërkim”, njofton policia.

Të fundit