Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës

Nga Agron Alibali
Zgjedhjet e para pluraliste në Shqipërinë post-komuniste u mbajtën më 31 mars 1991. Krahasuar me to, zgjedhjet e 11 majit 2025 shenjuan një prapakthehu të pashembullt.
Në vitin 1991 e drejta për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur u njëmendësua tanësisht. Zgjedhësit shqiptarë shprehën vullnetin e tyre lirisht dhe pa pengesë.
E drejta për të zgjedhur përmbys mite
Franko Krroqi është emër që rrallë përmendet sot. Mirëpo më 1991, si përfaqësues i opozitës, ai mundi në Tiranë vetë Ramiz Alinë, Sekretarin e Parë të Partisë së Punës dhe Presidentin e vendit. Dhe kjo ndodhi bash në bastionin “e sigurt” zgjedhor, në Lagjen nr. 1, ku ishte themeluar Partia Komuniste, dhe ku shpesh kishte kandiduar vetë Enver Hoxha.
Humbja e Ramiz Alisë ishte pa fjalë “turpëruese”. Mirëpo Alia, në fund të fundit, nuk ua kufizoi dhe nuk ua ndaloi zgjedhësve të drejtën për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur. Ai iu nënshtrua verdiktit të popullit, por nuk e futi veten në “lista të mbyllura”.
E drejta për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur është ndër të drejtat më themelore dhe universale të njeriut. Ajo është në qendër të një rendi mirëfilli demokratik. Atë e urrejnë vetëm diktatorët, demagogët dhe delirantët. Ajo përbën thelbin e konceptit të sovranitetit të popullit në vetëqeverisje dhe mbarështimin e punëve të veta. Madje në SHBA kjo e drejtë është aq e konsakruar sa zgjedhësit mund të vendosin aty për aty për një kandidat të ri, jashtë listës [ërite-in candidate], pa pyetur fare se ç’thotë kryetari i partisë.
Kjo e drejtë mishërohet në Kushtetutën e sotme të Shqipërisë përmes parimit se “çdo shtetas ka të drejtë të zgjedhë dhe të zgjidhet” si dhe në parimin se “vota është vetjake, e barabartë, e lirë dhe e fshehtë”.
Për më tepër, e drejta për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur ka karakter universal. Ajo është ngulitur edhe në nenin 21 të Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut, si dhe në nenin 25 të Paktit të OKB-së për të drejta civile dhe politike dhe madje edhe në nenin 3 të Protokollit 1 të Konventës Evropiane për të drejtat e njeriut.
Mirëpo në vitin 2025, ose 34 vjet pas vitit 1991, zgjedhësve shqiptarë kjo e drejtë iu kufizua rëndshëm. Ata u përballen me lista të mbyllura apo me “kandidatë me renditje të fiksuar”. Zgjedhësit shqiptare vendosën vetëm për rreth 40, nga 140 deputetët e ardhshëm. Rreth njëqind deputetë, në fakt, ishin parazgjedhur nga krerët e partive.
E pra si mund të quhet legjitim ai Kuvend i dalë nga zgjedhje që kufizuan të drejtën e pamohueshme të popullit për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur?
Demokraci parlamentare apo partitokraci bipolare?
Realisht Shqipëria vetëm në letër është demokraci parlamentare. Në fakt, modeli i sotëm qeverisës mund të quhet sistem partitokratik bipolar, dhe jo një pushtet i popullit, buruar nga populli dhe që i takon atij [of the people, by the people, for the people, sikurse shprehej Abraham Lincoln].
Përfaqësuesit e popullit duhet t’i zgjedhë populli, dhe jo kryetari i partisë. Mirëpo pushteti sot në Shqipëri është i kryetarit, buron nga kryetari dhe i takon kryetarit të partisë. Për më tepër ky “cenim i mundësisë për të zgjedhur kërcënon edhe partneritetin transatlantik” midis SHBA-së dhe Evropës, e afërmendsh midis SHBA-së dhe Shqipërisë, për të perifrazuar një zyrtar të lartë të Departamentit amerikan të Shtetit.
Ndaj modeli i sotëm zgjedhor në Shqipëri s’mund të quhet as i lirë dhe as i drejtë. Ai as nuk afrohet me normat përkatëse të së drejtës ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.
A mund të rrëzohen me referendum amendamentet e v. 2008?
Zanafilla e këtij modeli të përçudnuar makiavelik janë ndryshimet kushtetuese të vitit 2008, që eliminuan konsensusin në zgjedhjen e kreut të shtetit, dhe i hapën rrugë sistemit të sotëm pervers të partitokracisë bipolare, të republikës kryeministrore.
Të ideuara dhe të miratuara nga dy partitë kryesore PD dhe PS, ato u vijuan nga marrëveshje të tjera dypartiake, më e fundit e verës së vitit 2024, që çimentuan sistemin jo demokratik zgjedhor të proporcionalit rajonal, të kontrolluar nga krerët e partive.
Sistemi i pastër maxhoritar u zbatua në vitin 1991. Ky model siguron lidhjen më të drejtpërdrejtë e demokratike midis zgjedhësit dhe të zgjedhurit, duke anashkaluar rolin e kryetarit të partisë. Më pas u kalua në sistemin e përzier, gjithsesi të pranueshëm, ku 100 deputetë zgjidheshin sipas sistemit maxhoritar, dhe 40 sipas sistemit proporcional. Mirëpo amendamentet e v. 2008 e ndryshuan atë, duke imponuar sistemin e sotëm “proporcional rajonal”, i cili lipset të çmontohet pa vonesë.
Do të ishte hap i mirëpritur nëse vetë klasa politike të anullonte Amendamentet Kushtetuese të vitit 2008 dhe të shqyrtonte rivënien në zbatim të sistemit zgjedhor tërësisht maxhoritar, si më 1991 në Shqipëri, apo sot në SHBA, Angli e gjetkë.
Por në mungesë të një mea culpa të PS-së apo PD-së, si dhe të vështirësisë për nismë qytetare nga poshtë, si mund të zhbëhej masakra kushtetuese e v. 2008 dhe vendi të kthehej në një demokraci “të, prej dhe për popullin”?
Dihet se Kushtetuta e v. 1998 u miratua nga Kuvendi dhe u sanksionua me referendum. Mirëpo amendamentet e v. 2008 nuk iu nënshtruan referendumit popullor. Ndaj, në rrafsh kushtetues, por edhe moral, amendamentet nuk mund të barazohen me frymën dhe germën e Kushtetutës së v. 1998, dhe kësisoj nuk mund të fitonin efekt kushtetues tërësor pa miratimin e popullit.
Kjo pikë e dobët mund dhe duhet shfrytëzuar. Një ide do të ishte të bindeshin 28 deputetë të Kuvendit që, bazuar në nenin 177.5 të Kushtetutës, të kërkonin që amendamentet e miratuara më 2008 t’i nënshtrohen referendumit. Në qoftë se nisma do të zinte vend, atëhere fushata mbarëkombëtare do të duhet të bindte zgjedhësit që në referendum të votonin KUNDËR miratimit të amendamenteve.
Pra, amendamentet e v. 2008 do të mund të rrëzoheshin me referendum popullor, duke rivendosur frymën dhe germën e Kushtetutës së v. 1998.
Në dukje e vështirë, nisma nuk është e pamundur. Pengesë kryesore janë dinosaurët e politikës shqiptare, që përgjithësisht kanë alergji ndaj referendumeve popullore.
Mirëpo nisma, mundësisht e ndërmarrë nga 4 deputetët “e pavarur” të partive të reja, e nxitur nga një masë kritike e aktivizmit qytetar nga poshtë, do të rriste trysninë ndaj dy partive kryesore që, në tandem me trysninë nga organizmat përkatës ndërkombëtarë, të mund të realizonin rrëzimin përfundimtar të “strumbullarit të të gjitha të këqijave” në kushtetuetshmërinë e vendit, duke e kthyer atë në shinat e republikës së vërtetë parlamentare, ku pushteti është mirëfilli i, nga dhe për popullin./
Marrë nga Peizazhe të fjalës
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38