Flash News

E-TJERA

Detaje nga ngjarja në Durrës, turistët dyshohet se humbën kontrollin e skafit, 31-vjeçarja në gjendje të rëndë

Detaje nga ngjarja në Durrës, turistët dyshohet se humbën

Dy shtetas të huaj, një i vdekur dhe një në gjendje të rëndë, u gjet nga Policia Kufitare e Durrësit në një motor uji.

Sipas policisë, dyshohet se turistët gjatë drejtimit të skafit, kanë humbur kontrollin dhe kanë rënë në ujë. Nga verifikimet e ekipit të urgjencës, rezultoi se S. O., 34 vjeç, banues në Angli, kishte humbur jetën, ndërsa shtetasja V. B., 31 vjeçe, banuese në Angli, u transportua në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.

“Rreth orës 11:15, të datës 01.06.2025, shërbimet e Policisë Kufitare Port Durrës janë njoftuar se, në zonën përballë Shkëmbit të Kavajës, dy shtetas që lundronin me një mjet lundrues ‘Jet Ski’, dyshohet se gjatë manovrave kanë humbur kontrollin mbi mjetin lundrues dhe kanë rënë në ujë.

Shërbimet e Policisë Kufitare, pas njoftimit të marrë, kanë shkuar me mjet lundrues menjëherë në ndihmë të dy shtetasve që kishin rënë në ujë, duke bërë transportimin e tyre për në port, me qëllim transportimin drejt spitalit. Nga verifikimet paraprake të ekipit të urgjencës së spitalit, që ishte në pritje në port, rezultoi se njëri prej shtetasve që lundronin me ‘Jet Ski’, konkretisht shtetasi S. O., 34 vjeç, banues në Angli, kishte humbur jetën, ndërsa shtetasja V. B., 31 vjeçe, banuese në Angli, u transportua menjëherë për në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Menjëherë është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit”, njofton policia.

Të fundit