Flash News

Ditari i Opozitës

Raporti i Bankës Botërore , PL: Konfirmon se shumica e shqiptarëve jeton në kushtet e varfërisë

Raporti i Bankës Botërore , PL: Konfirmon se shumica e

Partia e Lirisë ka reaguar pas raportit të fundit të Bankës Botërore, duke e cilësuar varfërinë në Shqipëri një realitet të përditshëm, jo vetëm një tregues statistik.

Në një deklaratë për mediat, Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun, Arla Merja ka akuzuar qeverinë se ka braktisur shumicën dërrmuese të qytetarëve shqiptarë dhe se Shqipëria renditet ndër vendet më të varfra në Ballkanin Perëndimor. 

Deklarata e plotë: 

Qeveria e ka braktisur shumicën e shqiptarëve. Raporti i fundit i Bankës Botërore nxjerr në dritë një të vërtetën e hidhur. Raporti i fundit i Bankës Botërore konfirmon atë që shqiptarët e ndiejnë çdo ditë në xhepat dhe jetën e tyre, shumica dërrmuese e popullsisë jeton në kushte të varfërisë, pa siguri ekonomike, pa akses të denjë në shërbime bazë dhe me të ardhme të pasigurt. Ky realitet i trishtë është pasojë direkte e dështimeve të përsëritura dhe mungesës së vizionit të qeverisë aktuale. Shqipëria mbetet në nivelin më të lartë të varfërisë në Ballkanin Perëndimor, si dhe ka një hendek të lartë në krahasim me standardin global të mirëqenies prej 25 USD në ditë për person. Të ardhurat e vendit tonë duhet të rriten së paku me tre herë për të arritur këtë standard. 


Në vend që të ndërtojë politika që mbështesin shtresat në nevojë, qeveria ka përqendruar burimet në projekte luksi dhe në favor të një pakice të pasur, duke thelluar pabarazinë dhe duke krijuar një ndarje të rrezikshme sociale. Miliona euro harxhohen për fasada, ndërkohë që mijëra familje shqiptare jetojnë pa energji, pa ngrohje, pa ushqim të mjaftueshëm dhe pa asnjë perspektivë.

'Varfëria nuk është thjesht një tregues statistik, por një realitet i përditshëm: fëmijët që braktisin shkollën për të punuar, të rinjtë që emigrojnë masivisht, të moshuarit që mbijetojnë me pensione qesharake. Kjo situatë është e papranueshme dhe kërkon reagim urgjent. I bëjmë thirrje institucioneve vendase dhe ndërkombëtare, shoqërisë civile dhe çdo qytetari të ndershëm që të ngrejë zërin kundër kësaj papërgjegjshmërie. Shqipëria ka nevojë për një qeveri që punon për shumicën, jo për një elitë të vogël. 

Të fundit