Flash News

E-TJERA

U rrëzua nga çatia e Kishës në Korçë, ndërron jetë prifti Kristaq Vaso

U rrëzua nga çatia e Kishës në Korçë,

Prifti Kristaq Vaso i cili u rrëzua nga çatia e Kishës teksa po hiqte disa tjegulla dhe llamarina, ka ndërruar jetë në spital.

Mitropolia e Korçës ka shprehur ngushëllime për familjen e Vasos.

"Sot fjeti më Zotin Ikonom Stavrofor Atë Kristaq Viso!

Mitropolia e Shenjtë e Korçës i shpreh ngushëllime të përzemërta bashkëshortes, vajzave dhe të gjithë familjarëve dhe të afërmve! I lutemi Perëndisë, të cilit i shërbeu, që ta ndjejë dhe ta prehë shpirin e tij me shenjtorët në gjirin e Avramit në Mbretërinë e Qiejve!

Qoftë e lumur udha në të cilën shkon ti sot, se të është përgatitur vendi i prehjes lart në qiell, paraisë të mbarë o vëllai ynë i lumur dhe i gjithmonë kujtuar!", shkruan në Facebook Mitropolia e Shenjtë Korçë.

Të fundit