Flash News

E-TJERA

Sot 1 Qershori, Dita Botërore e Fëmijëve

Sot 1 Qershori, Dita Botërore e Fëmijëve

1 Qershori shënon Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, një ditë e dedikuar për sensibilizimin ndaj dhunës, bullizmit dhe abuzimeve të tjera që prekin fëmijët.

Kjo festë ka origjinën që në vitin 1925, kur përfaqësues nga vende të ndryshme u mblodhën në Gjenevë, Zvicër, në “Konferencën Botërore për Mirëqenien e Fëmijëve”.

Pas këtij takimi, disa vende vendosën të caktojnë një ditë për të nxjerrë në pah çështjet që prekin fëmijët, dhe më vonë u vendos që 1 Qershori të jetë Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve.

Me krijimin e kësaj dite, Kombeve të Bashkuara i njohën fëmijëve të drejtën për dashuri, mirëkuptim, ushqim të duhur, kujdes shëndetësor, arsim falas, mbrojtje nga çdo formë e shfrytëzimit, si dhe rritjen në një ambient paqeje dhe vëllazërimi universal, pa dallime race, feje apo prejardhjeje.

Të fundit