Flash News

E-TJERA

Fluks i lartë udhëtarësh në pikën kufitare të Morinës gjatë fundjavës

Fluks i lartë udhëtarësh në pikën kufitare të

Fundjava ka shënuar një fluks të lartë udhëtarësh në pikën kufitare të Morinit, si pasojë e rritjes së temperaturave dhe nisjes së pushimeve verore.

Shumë qytetarë kanë zgjedhur të kalojnë kufirin për të pushuar në bregdetin shqiptar.

Falë marrëveshjes për lëvizjen e lirë, është shmangur krijimi i radhëve të gjata në kufi, duke lehtësuar ndjeshëm qarkullimin e qytetarëve.

Në kufirin Morinë–Vërmicë janë hapur gjithsej 8 sportele në hyrje dhe 8 në dalje, duke mundësuar një proces të shpejtë kalimi. Njëkohësisht, kontrollet janë intensifikuar për të evidentuar rastet e mundshme të kalimeve të paligjshme.

Të dhënat për 24 orët e fundit:

Hyrje në Shqipëri: 14,976 shtetas me 4,546 automjete dhe 87 autobusë.

Dalje nga Shqipëria: 12,811 shtetas me 4,050 automjete.

Të fundit