Flash News

E-TJERA

U qëllua me armë zjarri nga bashkëatdhetari në Podgoricë, ndërron jetë i riu 23-vjeçari shqiptar

U qëllua me armë zjarri nga bashkëatdhetari në

I riu Binak Kabashi nga Shipoli i Mitrovicës ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga të shtënat me armë zjarri në Podgoricë. Ngjarja e rëndë ndodhi para dy ditësh pranë kodrës së Goricës në kryeqytetin malazez.

Kabashi ishte transportuar menjëherë në Qendrën Klinike të Malit të Zi për ndihmë mjekësore, por përkundër përpjekjeve të mjekëve, ai nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë në spital.

Lajmin e hidhur e ka konfirmuar edhe babai i tij, Ali Kabashi, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Autoritetet malazeze ende nuk kanë dhënë detaje të reja lidhur me rrethanat e ngjarjes apo autorët e dyshuar, ndërsa hetimet janë në vazhdim.

Familja Kabashi dhe komuniteti në Mitrovicë janë tronditur nga humbja tragjike, ndërsa shumë qytetarë kanë shprehur ngushëllimet e tyre përmes rrjeteve sociale.

 

Të fundit