Flash News

E-TJERA

Detaje nga vrasja në Tale, dyshohet se Pjetër Kaza u qëllua në gjoks dhe kokë

Detaje nga vrasja në Tale, dyshohet se Pjetër Kaza u qëllua

Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e 57-vjeçarit Pjetër Kaza. Viktima dyshohet se u qëllua me plumb pas koke dhe pas shpatulle.

57-vjeçari dyshohet se është mbajtur në vëzhgim nga autorët, deri sa ka mbërritur në banesë. Ai është qëlluar kur ka qenë brenda në makinë.

Pjetër Kaza u vra në orët e para të mëngjesit në oborrin e banesës së tij. Ishte bashkëshortja e tij e cila pa trupin e pa jetë të 57-vjeçarit.

Dyshohet se vrasja e tij lidhet me një zinxhir të gjatë hakmarrjesh, që zanafillën e ka në vitin 1994, me vrasjen e Ndue Kazës, shef i krimeve në qytetin e Rrëshenit. Autorët e dyshuar të kësaj ngjarjeje ishin vëllezërit Dod dhe Augustin Gjini, të cilët u arratisën pas krimit.

Tre vite më pas, në vitin 1997, Martin Kaza, vëllai i viktimës, ekzekutoi për hakmarrje vëllezërit Gjini në qytetin e Laçit, për çka u dënua me 22 vite burg.

Më 28 prill 2024, në Belgjikë, u vra një tjetër anëtar i familjes Kaza, Agustin Kaza, vëllai i Pjetrit. Ai u qëllua për vdekje në një lokal shqiptarësh në Bruksel.

Të fundit