Flash News

Bota

Të paktën 150 të vdekur nga përmbytjet e mëdha në Nigeri

Të paktën 150 të vdekur nga përmbytjet e mëdha në

151 persona humbën jetën pasi një qytet tregtar në shtetin veri-qendror të Nigerisë këtë javë, u përmbyt nga shirat e rrëmbyeshëm, thanë zyrtarët vendas.

Shirat intensivë që filluan të bien herët të enjten përmbytën qytetin Mokwa, një qendër e madhe tregtare dhe transporti në perëndim të Abuja-s, ku tregtarët blejnë fasule, qepë dhe ushqime të tjera, shkruan Skynews

Përmbytja shkaterroi pjesë të rrugëve dhe urave dhe la disa ndërtesa pothuajse tërësisht nën ujë.

Të premten, numri i të vdekurve u rrit me shpejtësi nga 21 në më shumë se 100.

Ndërsa përpjekjet e kërkimit vazhduan të shtunën, numri u rrit përsëri në 151, tha zëdhënësi i shërbimit të emergjencës së shtetit të Nigerit, Ibrahim Audu Husseini.

Kjo shkaktoi edhe më shumë vuajtje, duke plagosur të paktën 11 persona dhe duke zhvendosur më shumë se 3,000 persona, ndërsa disa janë ende të pagjetur.

Të fundit