Flash News

E-TJERA

E rëndë në Tale të Lezhës! Ekzekutohet në oborrin e banesës 57-vjeçari

E rëndë në Tale të Lezhës! Ekzekutohet në oborrin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tale të Lezhës ku një 57-vjeçar është gjetur i vrarë me armë zjarri në oborrin e banesës,

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ngjarja ka ndodhur para banesës së tij, në kohën që viktime po kthehej për në banesë me automjetin e tij.

Ai dyshohet se është vrarë për gjakmarrje në oborrin e baneses së tij,ndërsa nuk ka pasur precedent penalë.

"Në fshatin Tale, Lezhë, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi P. K., rreth 57 vjeç, banues në Tale.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ngjarja ka ndodhur para banesës së tij, në kohën që shtetasi P. K., po kthehej për në banesë me automjetin e tij.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë vendore të mbështetura nga Forca Kombëtare e Sigurisë, Njësia Shkodër.

Ndërkohë është ngritur një grup i posaçëm hetimor i cili ka shkuar në vendin e ngjarjes, dhe nën drejtimin e Prokurorit, po kryejnë veprimet hetimore me qëllim zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit", njofton policia.

Të fundit