Flash News

Ditari i Opozitës

Balliu: Raporti i IDC-CDI kërkon qeveri teknike dhe ndalimin e përndjekjes së opozitës

Balliu: Raporti i IDC-CDI kërkon qeveri teknike dhe ndalimin e

Deputeti i sapozgjedhur i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka reaguar pas publikimit të raportit të IDC-CDI, duke e cilësuar atë si një provë përfundimtare të manipulimit të zgjedhjeve të 11 majit dhe të keqfunksionimit të demokracisë në Shqipëri.

Në një postim në rrjetet sociale, Balliu tha se IDC-CDI kërkon formimin e një qeverie teknike, si dhe ndalimin urgjent të përndjekjes politike ndaj opozitës, që sipas tij, realizohet përmes përdorimit të sistemit të drejtësisë për arrestimin e liderëve opozitarë.

“Ky raport fakton përfundimisht farsën elektorale të Edi Ramës,” – shkruan Balliu.
Ai i bëri thirrje qytetarëve që t’i besojnë vlerësimeve të organizatave ndërkombëtare, duke përmendur si referencë IDC-CDI dhe OSBE/ODIHR, të cilat, sipas tij, konfirmojnë akuzat e opozitës për manipulim zgjedhor dhe presion politik.

Të fundit