Flash News

Ditari i Opozitës

Abonetë ‘falas’, të moshuarit i bie të fikët/ Hajdarmataj: Ta gëzojmë Shqipërinë evropiane

Abonetë ‘falas’, të moshuarit i bie të fikët/

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ish deputetja e PD Hajdarmatj shkruan se ‘shfaqje’ të tilla të turpshme për abone ‘falas’, nuk është gjë tjetër veçse një fasadë e një ekonomie të mbytur në borxhe dhe ku shërbimet publike nuk ekzistojnë për qytetarin e thjeshtë.

Teksa ka shpërndarë një videon e një të moshuari që i bie të fikët ndërsa priste në radhë për të marrë një abone së bashku me qytetarë të tjerë, Hajdarmataj shkruan se skema të tilla ndodhin vetëm në Shqipërinë e vitit 2025, ku të moshuarit trajtohen me përbuzje, ku sistemi shëndetësor është në kolaps, dhe ku të jetosh me dinjitet është luks.

Statusi

Skandal në mes të ditës!

Turp i madh!

Duke pritur në radhë për të marrë abonenë “falas’’, afër Ministrisë së Jashtme, një të moshuari i ra të fikët nga lodhja dhe pritja e gjatë në diell.

Kjo ndodh në Shqipërinë e vitit 2025, ku të moshuarit trajtohen me përbuzje, ku sistemi shëndetësor është në kolaps, dhe ku të jetosh me dinjitet është luks.

Ndërkohë, Edi Rama i “fitoi” zgjedhjet për herë të katërt me manipulime, presion dhe vjedhje të hapur.

Një vend ku demokracia është fasadë, ku ekonomia është e mbytur në borxhe dhe ku shërbimet publike nuk ekzistojnë për qytetarin e thjeshtë, kemi një kryeministër që sundon, nuk qeveris.

Kjo është farsa që po e paguajmë me dinjitetin dhe shëndetin e prindërve tanë, se të rinjtë ikën rrugëve të botës.

Ta gëzojmë Shqipërinë europiane

Të fundit