Flash News

E-TJERA

Trafiku i armëve Kosovë-Shqipëri, Gjykata e Tiranës lë në burg 8 të arrestuarit

Trafiku i armëve Kosovë-Shqipëri, Gjykata e Tiranës lë

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për 8 të arrestuarit e akuzuar për shitblerje armësh.

Trupa gjykuese pranoi kërkesën e Prokurorisë së Tiranës.

Në listën e të arrestuarve janë: Emirel Tusha, Leandro Haxhiaj, Fabricio Berberi, Rikardo Hajdaraj, Visar Murati, Kevin Farruku, Geraldo Muraj dhe Adriano Shehu. Asnjë prej tyre nuk deklaroi asgjë para gjykatës.

Mbrojtja ka ngritur pretendime se arrestimet janë kryer në kundërshtim me ligjin, duke argumentuar se policia po përdor blerjet e stimuluara për të nxitur veprime të kundraligjshme. Avokatët kërkuan që arrestimi të cilësohej i paligjshëm, duke vënë në dukje mungesën e precedentëve penalë për klientët e tyre.

Të fundit