Flash News

Bota

Musk shfaqet me sy të mavijosur në konferencën e lamtumirës në Zyrën Ovale

Musk shfaqet me sy të mavijosur në konferencën e lamtumirës

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e ka përgëzuar Elon Musk për punën e tij në Doge, ndërsa priti manjatin e teknologjisë në Shtëpinë e Bardhë në ditën e tij të fundit si punonjës i posaçëm qeveritar. Presidenti tha se Musk "nuk do të largohet vërtet" dhe herë pas here do të kthehet në Shtëpinë e Bardhë sepse Doge është "fëmija" i tij.

Trump i dhuroi Musk një çelës të madh të artë, i cili, sipas presidentit, ishte një falënderim nga vendi. Musk u pyet gjithashtu për syrin e tij të mavijosur. 

Ai ka zbuluar se djali i tij pesëvjeçar X, është përgjegjës për mavijosjen. “I thashë më godit me grusht në fytyrë dhe ai e bëri”, tha Musk.

Roli i caktuar i Musk si punonjës i posaçëm qeveritar i lejonte atij të punonte një punë federale vetëm për 130 ditë në një vit kalendarik.

 

Të fundit