Flash News

E-TJERA

Detaje nga plagosja me armë në një piceri te 'Ali Demi', 15-vjeçari u qëllua nga motoristit

Detaje nga plagosja me armë në një piceri te 'Ali

Zbardhen detaje nga plagosja me armë zjarri e ndodhur pasditen e sotme brenda një picerie në zonën e Ali Demit në Tiranë. 

Dyshohet se konflikti ka ndodhur mes motoristit të picerisë dhe 15 vjeçarit, i cili dyshohet që punonte si kamarier pranë picerisë.

Sipas të dhënave paraprake, i mituri është plagosur në qafë, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe në gjendje të qëndrueshme në spital. 

Menjëherë pas ngjarjes, shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar. 

 

 

 

Të fundit